osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

UEFA fundos Skënderbeun, 10 vite përjashtim dhe një mln euro gjobë për trukimet (Video)

UEFA fundos Skënderbeun, 10 vite përjashtim dhe një mln euro gjobë për trukimet (Video)

Komisioni i Etikës dhe Disiplinës në UEFA ka vendosur që të pranojë kërkesën e inspektorëve për të dënuar ekipin e Skënderbeut me 10 vite përjashtim nga kompeticionet dhe me një milion euro gjobë, pasi akuzohet për fiksimin e mbi 50 ndeshjeve.  Sipas UEFA-s drejtuesit dhe lojtarët e klubit korçar kanë trukuar ndeshje në Superligën Shqiptare, Champions League dhe ndeshje miqësore.

Kërkesa e inspektorëve u bë në datë 7 shkurt, në 24 mars u zhvillua seanca dëgjimore në të cilën morën pjesë edhe përfaqësuesit e Skënderbeut, ndërsa sot është zbardhur vendimi. Kujtojmë që inspektorët e UEFA-s pas hartimit të raportit në shkurt dhe kërkesës u kërcënuan me vdekje. Tashmë  shpresa e vetme e Skënderbeut është CAS, Gjykata e Arbitrazhit Ndërkombëtar.

Ekipin shqiptar e pret një rrugë e vështirë përpara për të pastruar imazhin. Skënderbeu ndërkohë është në Arbitrazh për titullin kampion të Superiores vitin e kaluar, që i është hequr nga FSHF, por që federate ende nuk ia ka kaluar atë titull skuadrës së mbaroi e dyta atë sezon Partizanit, duke e lënë atë sezon futbollistik pa kampion.

Dy vite më parë, ekipi korçar u përjashtua nga Champions League me vendim të UEFA-s, duke mos marrë pjesë për një vit në Kupat e Europës. Vendimi i sotëm i UEFA-s hap garën në kampionatin shqiptar, pasi të gjithë ekipet do të luftojnë për vendin e dytë, që të dërgon automatikisht në Champions League, pasi Skënderbeu, pavarësisht se mund të fitojë titullin kampion nuk do të ketë të drejtë që të marrë pjesë në garat në Europë. Ndërsa ekipi korçar rrezikon rënien nga kategoria Superiore. Kjo është hera e parë që një ekip shqiptar merr një dënim kaq të rëndë nga UEFA për manipulim të ndeshjeve të futbollit.

Ndeshjet e trukuara sipas UEFA-s

Champions League
2015/2016 (21/07/2015) Crusaders FC vs. KF Skënderbeu

2015/2016 (25/08/2015) NK Dinamo Zagreb vs. KF Skënderbeu

23/07/2013: UEFA Champions League Qualification: Skënderbeu vs. Neftçi PKF

30/07/2013: UEFA Champions League Qualification: FC Shakther Karagandy v. Skënderbeu:

06/08/2013: UEFA Champions League Qualification: Skënderbeu vs. FC Shakther Karagandy

Europa league
UEL 2015/2016 (22/10/2015) Sporting Club de Portugal vs. KF Skënderbeu

UEL 2015/2016 (10/12/2015) KF Skënderbeu vs. FC Lokomotiv Moskva

Kampionati Shqiptar
13/11/2010: Skënderbeu vs. Dinamo Tirana

12/12/2010: Skënderbeu vs. Shkumbini

08/12/2010: Teuta vs. Skënderbeu

06/02/2011: KS Kastrioti vs. Skënderbeu

15/04/2011: KS Dinamo Tirana vs. Skënderbeu

03/02/2011: KF Tirana vs. Skënderbeu

25/02/2011: KS Dinamo Tirana vs. Skënderbeu

07/03/2011: Skënderbeu vs. Bylis Ballsh

20/04/2011: Skënderbeu vs. KF Laçi

26/10/2011: Skënderbeu vs. KS Kastrioti

05/12/2011: Skënderbeu vs. Bylis Ballsh

04/02/2012: KF Laçi vs. Skënderbeu

08/02/2012: Skënderbeu vs. KS Pogradeci

07/03/2012: Skënderbeu vs. KS Vllaznia

21/03/2012: Skënderbeu vs. KF Laç

26/03/2012: Dajti Kamza vs. Skënderbeu

25/04/2012: Skënderbeu vs. KS Vllaznia

24/08/2012: KS Vllaznia vs. Skënderbeu

24/09/2012: Skënderbeu vs. KF Laçi

08/12/2012: KS Shkumbini vs. Skënderbeu

15/12/2012: Skënderbeu vs. KS Kukesi

19/12/2012: KS Kastrioti vs. Skënderbeu

04/02/2013: Skënderbeu vs. KS Kastrioti

17/02/2013: Apolonia Fier vs. Skënderbeu

20/02/2013: KS Shkumbini vs. Skënderbeu

01/03/2013: KF Laçi vs. Skënderbeu

06/03/2013: KS Kukesi vs. Skënderbeu

12/03/2014: Skënderbeu vs. KS Kastrioti

30/04/2014: Skënderbeu vs. KS Kukesi

11/09/2014: FK Partizani vs. Skënderbeu

29/10/2014: Skënderbeu vs. KF Elbasani

21/12/2014: KS Vllaznia vs. Skënderbeu

25/01/2015: KF Elbasani vs. Skënderbeu

31/01/2015: Skënderbeu vs. KF Laçi

16/10/2015: Skënderbeu vs. KS Teuta

18/02/2015: Skënderbeu vs. KS Flamurtari

21/09/2015: Skënderbeu vs. KF Tirana

22/11/2015: Skënderbeu vs. Terbuni Puke

17/02/2016: Skënderbeu vs. Vllaznia

20/04/2016: Skënderbeu vs. KF Laçi

Miqësore
24/01/2013: Skënderbeu vs. Silkeborg IF

31/01/2013: Skënderbeu vs. SV Mattersburg

04/07/2013: FC Energie Cottbus vs. Skënderbeu

25/06/2014: FC Shakhtar Donetsk vs. Skënderbeu

11/01/2015: Skënderbeu vs. KV Oostende

06/07/2015: FC Dynamo Kyiv vs. Skënderbeu

Dënimi drastik nga UEFA, Takaj: E prisja vendimin, por Skënderbeu është i pastër

UEFA vendosi që të dënojë ekipin e Skënderbeut me 10 vite përjashtim nga kompeticionet evropiane dhe një milion euro gjobë, pasi e akuzon për mbi 50 ndeshje të fiksuara nga Superliga deri te Champions League.

Por, pavarësisht dënimit, Presidenti i Skënderbeut, Ardian Takaj deklaron se është i pastër dhe se nuk ka lidhje me trukimet. Ai shton se e priste këtë dënim, ndërsa dosjen do e dërgojë në CAS (Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë).

“Jemi të pastër nga kjo histori, dihej që ky do të ishte vendimi. Ne jemi të bindur për pafajësinë, edhe nëse CAS e lë në fuqi këtë vendim, do të shkojmë gjykatën federale të Zvicrës. Tifozët e Skënderbeut i garantoj se do të jemi pjesë e Championsin këtë sezon” deklaroi ai.

Në gjykatën e Apelit të UEFA, por edhe në CAS mund të ketë një ulje të dënimit, në rastin më të mirë, pasi është thuajse e pamundur që Skënderbeut t’i hiqet dënimi plotësisht.

UEFA dënim ekzemplar Skënderbeut, FSHF hesht!

E ndërsa për Skënderbeun është dhënë dënim ekzemplar prej 10 vitesh dhe një milion euro gjobë, nga Federata Shqiptare e Futbollit nuk ka pasur asnjë reagim, të paktën deri tani. Edhe në rastin e parë, por edhe tani, për FSHF nuk ka ndodhur asgjë.

Vetë kreu i FSHF është aksioner te klubi i futbollit të Skënderbeut, ndërsa kërkesa e inspektorëve të UEFA për dënimin e ekipit shqiptar u bë në datë 7 shkurt, ditë kur Armand Duka u rizgjodh në krye të qeverisë së futbollit shqiptar.

Duket se FSHF nuk do të bëjë asnjë hap kundër ekipit të Skënderbeut derisa të flasë CAS, ndërsa dënimi i korçarëve do të shkaktojë një reaksion zinxhir në futbollin shqiptar, pasi tashmë është ekipi i dytë ai që do të shkojë në Champions League nëse do të shpallen kampion.

Hapet gara e ekipeve shqiptare për Europën pa Skënderbeun

Dënimi i Skënderbeut nga Komisioni i Etikës dhe Disiplinës në UEFA, për ta përjashtuar për 10 vite nga kompeticionet europiane klubin korçar, ka rihapur garën në Superiore. Tashmë “lufta” bëhet për vendin e dytë, që të çon në Champions League. Kukësi gjendet në vendin e dytë në kampionat, me 45 pikë.

Më pas, me spostimin e vendeve të Europa Leagues, i bie që vendi i tretë dhe i katërt në kampionat, të sigurojë një vend për në kupat e Europës. Laçi, Partizani, Flamurtari e Luftëtari gjenden shumë pranë njëra-tjetrës, me vetëm 5 pikë diferencë, dhe lufta shihet shumë e egër mes 4 skuadrave për 2 pozicione.

Por edhe te fituesi i Kupës së Shqipërisë ka garë tjetër. Skënderbeu është shortuar me Flamurtarin në gjysmëfinale, ndërsa Laçi me Kukësin. Duke përjashtuar tashmë ekipin korçar për Europën, 3 ekipet e tjera të Kupës garojnë edhe në kampionat për një vend në Europë.

Kështu, me shumë gjasa do të kemi edhe vendin e pestë në kampionat që do të marrë pjesën në Europa League. Përpos këtyre llogarive, për sezonin e ardhshëm mund të kemi konfigurim të Superiores, ku Skënderbeu, duke u përjashtuar me 10 vjet nga Europa, me siguri do të dënohet edhe me rrëzim në kategoritë inferiore.