UEFA ka nxjerrë dhe ka publikuar momentin kur Thomas Strakosha realizoi super pritje në ndeshjen e Wembley-t ndaj Anglisë.
Pikërisht në një goditje të Harry Kane nga distanca, teksa portieri i Lacios dhuroi “shou” për t’i mohuar golin e sigurt.
Megjithatë Strakosha nuk mund të bënte më tepër teksa “tre luanët” do të fitonin me shifrat 5-0 dhe nga ana tjetër Harry Kane e tundi rrjetën tre herë.
Ky publikim i UEFA-s i jep një dorë të mirë Strakoshës në këtë periudhë merkato pasi do të largohet nga Lacio dhe do të shtojë interesin e klubeve.
Portieri kuqezi është në sezonin e tij të fundit te bardhekaltrit, me kontratën që i skadon në fund të këtij sezoni dhe deri tani duket se nuk ka një gjuhë të përbashkët mes palëve për të vazhduar më tej bashkë.
Për Strakoshën ka pasur interes deri tani nga dy klube të Premier League, Neëcastle dhe ëatford, dhe nuk do ishte surprizë nëse gardianin kuqezi do e shihnim në kampionatin më të fortë në botë.
🇦🇱 Thomas Strakosha denies Harry Kane 😱🚫@FSHForg | #WCQ pic.twitter.com/e762AowpTw
— UEFA Nations League (@EURO2024) December 30, 2021