Federata Shqiptare e Futbollit organizoi sot një tryezë me temë “Sponsorizim/Formalizim/Zhvillim. Futbolli shqiptar përballë sfidave të së ardhmes”, ku morën pjesë Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, Sekretari i Përgjithshëm, Ilir Shulku, Zv.Presidenti i FSHF-së, Arben Dervishaj, përfaqësues të Ligës Profesioniste të Futbollit, presidentët e klubeve të kategorisë “Abissnet Superiore” dhe ata të Kategorisë së Parë.
Tryeza natyrisht u drejtua nga Armand Duka, i cili fiksimin kryesor kishte hapjen e bixhozit.
Duka kërkoi që bastet sportive të lejohen me ligj, dhe një pjesë e parave të shkojnë për futbollin.
Propozimi i Armand Dukës gjeti mbështetje tek të gjithë të pranishmit, sicc ndodh rëndom në ccdo mbledhje dhe zgjedhje që ai zhvillon ku asnjë nuk e di se për ccfarë flitet.
Megjithatë propozimi i Dukës për lejimin me ligj të bixhozit si një “shpëtim” për futbollin pati edhe disa kundërshti.
Një ndër to ishte presidenti i klubit të Tërbunit të Pukës, i cili u shpreh se nuk mund të afrohet asnjë sponsor kur shikon çfarë bëhet me ndeshjet të cilat në shumicë janë të trukura dhe të paracaktuara nga Federata e Armando Dukës.
Kjo e vërtetë bëri që Duka të mos e lejonte atë që të fliste më gjatë, pasi fokusi i tij ishte që të udhëhiqte një tryezë ku fokus kishte legalizimin e bixhozit.
Dhe natyrisht më mirë se Armand Duka një tryezë të tillë kur flitet për baste, nuk kishte se kush mund ta drejtonte tjetër. (TemA)