Universiteti Bujqësor i Tiranës është tërhequr nga pengimi i ndërtimit të shkollës ‘Nënë Tereza’ në Kodër Kamëz.
Pas mbledhjes së senatit të UBT, me shumicë votash është vendosur pro ndërtimit të shkollës.
“Ta lëmë Veliajn të punojë,”-është shprehur senati i Universitetit Bujqësore.
Ndërsa rektorati është shprehur se nuk janë kundër ndërtimit të shkollës por kërkojnë transparencë.
Rektorati: Nuk kemi qenë kundër ndërtimit të shkollës. Kërkojmë transparencë e komunikim.
Shkolla e re në Kodër Kamëz do ndërtohet sipas planit të Bashkisë, në studimin për përmirësimin e infrastrukturës arsimore në qytetin e Tiranës.
Toka prej 35 mijë ha, pranë UBT, përplasi Bashkinë e Tiranës me rektoratin e këtij Universiteti.
Veliaj tha se ndërtimi i shkollës do jetë në dobi të banorëve të zonës dhe do ti japë fund mësimit me dy turne.