osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

“U zunë që të premten”, kolegia rrëfen sherrin mes dy mësueseve në Tiranë: Një nga zyshat solli 7 persona me armë te dera e shkollës! Ja si ndodhi ngjarja!

“U zunë që të premten”, kolegia rrëfen sherrin mes dy mësueseve në Tiranë: Një nga zyshat solli 7 persona me armë te dera e shkollës! Ja si ndodhi ngjarja!

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga sherri që ndodhi mëngjesin e sotëm para shkollës ‘Ando Zako Çajupi’. Sherri i nisur mes dy mësueseve përfundoi në një përplasje fizike, madje dhe me armë mes familjarëve të tyre.

Një kolege e dy ‘protagonisteve’ që u bënë mollë sherri për konfliktin e dhunshëm sot, tregon se mes dy mësuesve, asaj të lëndës së Letërsisë dhe të Historisë, kishte pasur një debat ditën e premte. Në një rrëfim për News24, kolegia e tyre pohon se bëhet fjalë për një debat banal, ku ishin përfshirë shtetasja me inicialet E.Q., mësuese Letërsie dhe shtetasja me inicialet D.T., që jepte lëndën e Historisë.

Duke iu referuar dëshmisë së mësueses, kolegia e saj e Letërsisë nuk e kishte lënë debatin me kaq, pasi ditën e sotme kishte dërguar para shkollës 7 familjarë të saj, që sipas saj thuhet se kanë qenë të armatosur dhe se vetë ishte futur në mësim. Ndërkohë, sipas saj, mësuesja e Historisë nuk ishte lejuar që të futej në mësim nga këta persona, ndërsa ata thuhet se e kanë kërcënuar dhe se kanë kërkuar që ajo të sillte familjarë për sqarim.

Sipas koleges së tyre, e cila shprehet se ka qenë në brendësi të konfliktit, një familjar i mësueses që po kërcënohej kishte kaluar aty rastësisht ndërsa ishte përballur me skenën. Pasi kishin shkëmbyer disa debate verbale, sherri ka degjeneruar deri në përdorimin e sendeve të forta, apo dhe karrigeve, ndërkohë që i plagosur ka mbetur familjari i shtetases me inicialet D.T., 32-vjeçari me inicialet E. K. Në lidhje me ngjarjen janë shoqëruar 5 persona, si dhe është sekuestruar një pistoletë me të cilën mendohet se është qëlluar disa herë në ajër.