osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

U zhduk për t’u rikthyer “me mendje tjetër” disa orë më vonë

U zhduk për t’u rikthyer “me mendje tjetër” disa orë më vonë

Jemi në dhjetor. Në këtë muaj, në vitin e largët 1990 ra regjimi komunist në Shqipëri. E rrëzuan? Apo gjithçka ishte një teatër i vonuar?

“Përfaqësia e dërguar nga ju bëri bisedimet e saj me presidentin Alia. Për mendimin e përfaqësisë bisedimet qenë të suksesshme (brohoritje urraaa). U vendos të themelohet një parti e dytë (brohoritje urra-urra, fitore-fitore). Tani kjo është një lëvizje studentore dhe ne mendojmë ta mbështesim mbi këtë bazë… Kush të dëshirojë të formojë parti të tjera le të bëjë lëvizjen e tyre…” (Ovacione, thirrje)

Fjalët e mësipërme janë thënë nga Arben Imami para studentëve pas takimit të përfaqësisë së tyre me ish-presidentin Ramiz Alia. Paragrafi është shkëputur nga libri i Aleksandër Meksit, Dhjetor 90, Dokumente & Materiale.

Në orën 18.00 të datës 11 dhjetor ishte takimi me Alinë, studentët u kthyen sërish te konviktet duke brohoritur fitore dhe dëgjuan incizimin e bisedës së delegacionit të studentëve me Ramiz Alinë. Rreth orës 23.00 Imami që përfaqësonte studentët atje ndër të tjera tha dhe fjalën e mësipërme. E vini re fjalinë “Tani kjo është një lëvizje studentore dhe ne mendojmë ta mbështesim mbi këtë bazë… Kush të dëshirojë të formojë parti të tjera le të bëjë lëvizjen e tyre”?

Për kë i thotë këto fjali Imami dhe përse ishte nevoja e kësaj fraze?

Duhet të rikthehemi pak në rrethanat dhe personazhet e atyre ditëve të dhjetorit të 24 viteve më parë për ta kuptuar këtë frazë. Ideja fillestare që siç kuptohet u induktua dhe nga Alia ka qenë ajo e krijimit të një Organizate apo Partie të Studentëve dhe Intelektualëve të Rinj. Për këtë parti flet Imami kur thotë: …Tani kjo është një lëvizje studentore dhe ne mendojmë ta mbështesim mbi këtë bazë…..

Disa persona aty afër nisën të thërrisnin “Parti Demokratike”. Ishte grupi i Gramoz Pashkos e Aleksandër Meksit e qytetar të Tiranës me ta. Aleksandër Meksi ka qenë i pari që ka hedhur një ide tjetër nga ajo që u importua nga takimi me Ramiz Alinë. Ideja u shpreh që në atë mesnatë siç dëshmon Blendi Fevziu: “Në asnjë vend të botës nuk ka parti studentësh, lerini budallallëqet”, dhe u la që të takoheshin të nesermen tek Pashko.

Kështu dhe në datën 12 në mëngjes në një takim mes Meksit, Pashkos dhe disa të tjerëve u diskutua për krijimin e një partie..

Rreth orës 10.00 paradite kur Meksi, Pashko, Imami dhe Hajdari dhe disa të tjerë diskutonin për një parti të të gjithëve dhe emrit “Parti Demokratike” dhe jo Partia e Intelektualëve dhe Studentëve, Sali Berisha nuk ishte me këtë mendim dhe ai këmbënguli në idenë e ardhur nga takimi i Alisë: duhej krijuar një parti e Studentëve dhe Intelektualëve.

Meksi ka debatuar duke thënë që nuk ka parti të tillë në botë, sepse kufizon anëtarësimin (ku do anëtarësohet një minator për shembull?). Berisha ka këmbngulur në tezën e Alisë dhe madje është larguar nga takimi. Ata që mbetën hartuan Programin e Partisë së parë opozitare.

Por Berisha u duk prapë tek shtëpia e Pashkos dhe shkoi tek mitingu bashkë me të tjerët. Si shpjegohet ky qëndrim? A ka qenë Sali Berisha njeriu i dërguar nga Ramiz Alia për të ngritur partinë e dytë në vend? Ose njëri prej tyre? Në mungesë të dëshmive konkrete, për këtë përgjigje duhen analizuar të gjitha veprimet e atyre ditëve.

Disa nga rrethanat janë shpjeguar më lart. Saliu as emrin nuk ia ka dashur Partisë Demokratike. Këmbënguli në emrin për të cilin foli Imami pas daljes nga takimi me Alinë, dhe më pas u zhduk për t’u rikthyer “me mendje tjeter” disa orë më vonë në mbledhjen e Pashkos, Meksit e të tjerëve. Me kë u konsultua gjatë asaj mungese?

Nuk duhet harruar që ata që propozuan emrin Partia Demokratike kishin bërë ndërkohë një paralajmërim: Nëse vijoni me këtë tezë për parti vetëm të studentëve dhe intelektualëve të rinj – ne të tjerët po shkojmë te Kombinati Poligrafik.. (ato ditë tek studentët e në mbështetje të tyre ishin dhjetra mijra qytetarë të Tiranës që demonstronin dhe ata kundër komunizmit).

Mos vallë diku gjatë orëve të mungesës së habitshme të Berishës u mor vendimi që duhej kaluar nga kjo vatër zjarri në shuarje në vatrën në ndezje? Ishte Partia Demokratike që duhej “rrëmbyer” dhe jo një parti tjetër që po vdiste pa lindur? Pse vendosi Berisha ta lejë propozimin për një parti të studentëve dhe intelektualëve dhe kur e mori këtë vendim?

Në kujtimet e themeluesve të PD thuhet që Berisha u iku rreth ores 10 pasi debatoi per punen e emrit dhe kthye pasditen e 12 dhjetorit. Ne miting askush nuk kishte planifikuar një fjalim të Berishës. Por ai doli pas hapjes nga Azemi dhe nxitoi të fliste përpara Imamit që e kishin caktuar themeluesit që të lexonte Programin minimal të Partisë Demokratike të sapo krijuar.

Nëse do pyesësh ata që janë ende në Shqipëri nga ajo ditë do t’ju thonë të gjithë që ai ndihej shumë i sigurtë në ato që bënte, si një njeri i konsultuar që nuk ndjente rreziqe rreth e rrotull në ndryshim nga të tjerët që kishin pasigurinë e spontanitetit dhe ndryshimeve të mëdha që po ndodhnin nga ora në orë. Çfarë tha në fjalim Berisha? Një video e transmetuar disa kohë më parë, ka regjistruar këto fjalë:

“…Të gjithë së bashku këtu jemi të gëzuar edhe për një arsye tjetër të madhe, sepse shqiptarët i treguan botës tjetër të qytetëruar pjekurinë e tyre të madhe politike, se për ta fjala është më e rëndë se guri dhe se me dialog ata dinë të marrin vendime të mëdha historike.Në këtë mes mirënjohja jonë e madhe padyshim shkon së pari tek Presidenti, shoku Ramiz Alia, i cili po me atë mençuri dhe guxim që udhëhoqi njësitë e mëdha të ushtrisë në betejat çlirimtare (fishkëllima), udhëhoqi vendin tonë në betejat e reja të demokratizimit të Shqipërisë (fishkëllima).

Mirënjohja jonë sigurisht është edhe për të gjithë të rinjtë dhe të rejat që me guxim dhe mençurinë e tyre u shndërruan në protagonistë të këtij dialogu historik (fishkëllima dhe duartrokitje), duke treguar se brezi ynë i ri din t’i qëndrojë gjithnjë drejt historisë. ..

Duke përfunduar ju ftoj të brohorasim të gjithë njëherësh “Rroftë Rinia jonë! (duartrokitje urraaaa)”. Si një mik, si një mik që dëshiroj e shpresoj të mbetem i Partisë Demokratike, due t’i uroj asaj suksese gjithnjë e më të mëdha në punën e saj për begatinë e Shqipërisë (ovacione), për të mirën e kombit tonë…”

Mirënjohje Ramiz Alisë?! Kujt ia percjell kete mesazh? Kujt deshiron t’i tregojë që nuk e ka tradhtuar ende? Pse nxitoi te fliste pa mandat pikerisht perpara Imamit? Kujt i jep garancine se me te ne krye, ai (Alia) nuk do preket?

Dhe per me teper, Berisha këmbëngul duke e theksuar dy herë: Unë jam një mik i Partisë Demokratike… Jemi në datën 12 dhjetor. Berisha e quan veten ende “mik i PD” pra jo pjesëtar i saj e aq më pak themelues, një i ardhur pra nga “jashtë shtëpisë” që përshëndet dhe apelon për mirënjohje për Ramiz Alinë. Doktori ne fakt ende po “mat temperaturen”, te tjere me sa duket po vendosnin nderkohe per receten.

Dhe në datën 13 te Kinoklubi ndryshon dhe pjesa e mbetur e mozaikut. Kur nismëtarët dhe themeluesit e vërtetë të PD-së me emrin që ka sot – hyjnë në sallë, ata e gjejnë në podium Berishën. Të vetëvendosur në krye. Që fliste tashmë si “kryetar” e jo më si mik.

Rikthehemi tek pyetja: a ishte Sali Berisha njeriu i Ramiz Alizë për të ngritur partinë e dytë në Shqipëri? Ramiz Alia e shmangu me të gjitha mënyrat sa ishte gjallë përgjigjen e kësaj pyetje. Arsyet kuptohen: Nëse do pranonte këtë, do duhej të hiqte dorë nga statura me të cilën ka mbetur në histori: kalimi paqësor i pushtetit drejt pluralizmit. Është një rol që Shqiperia nuk do t’ja njihte nëse do pranonte që nuk ka patur asgjë prej burri shteti në veprimet e tij, por thjesht një intrigë për ndarje pushteti mes ish-komunistësh.

Mes themeluesve te vertete te PD (fatkeqesisht kane mbetur shume pak dhe ata qe jane ende ne Tirane duhet t’ua mbledhesh deshmite si copat ne nje puzzle) ka dhe një mendim tjetër: që Alia kishte caktuar dikë nga delegacioni i pedagogëve dhe studentëve por që “e tradhëtoi” dhe prandaj e zëvendësoi me Berishen që e tregoi dinakerisht besnikerine në fjalimin që mbajti përpara qytetarëve dhe studentëve tiranas.

Dikujt mund t’i duket pa rëndësi tashmë kjo gjë. Nga ’90 kanë rrjedhur shumë vite. Plagët e ndërgjegjes shndërrohen në vullnet për të ruajtur karriken.

Por nuk është plotësisht kështu. Rrënjët e vjetra të mashtrimit ushqejnë lulet e reja të tij.(Dita)