Ajo arriti që të triumfojë mes 93 konkurrenteve të tjera nga shtete të ndryshme të botës, duke u kurorëzuar më e bukura.
Catriona Gray vajza 24-vjeçare nga Filipinet, u zgjodh Miss Universe.
Ajo triumfoi në spektaklin e mbajtur në Tajlandë këtë të diel, duke rrëmbyer çmimin aq të lakmuar nga vajzat e bukura.
Gray është konkurrentja e katërt nga Filipinet, që e merr kurorën në vendin e saj.
Pra saj janë kurorëzuar Gloria Diaz në vitin 1969, Margie Moran në vitin 1973 dhe Pia Wurtzbach në vitin 2015.
Sakaq Shqipëria në këtë konkurs u përfaqësua nga Trejsi Sejdini.
Pavarësisht se vajza shqiptare nuk arriti t’iu afrohet vendeve të fundit, Trjesi fitoi çmimin “Kostumi më i mirë kombëtar”, lidhur me momentin kur vajzat sfiluan të veshura me veshje me motivet e vendeve prej nga vinin. /a.y/noa.al
Trejsi Sejdini do ju bëjë krenarë me çmimin e fituar në Miss Universe.