Një 28 vjecar është vrarë ditën e sotme, pikërisht poshtë banesës së tij në Kinostudio.
28-vjeçari Mario Majollari u vra me armë zjarri mbrëmjen e sotme në zonën e ‘Kinostudios’ në Tiranë.
Një nga fqinjët e viktimës thotë se u dëgjuan tre të shtëna.
“Ishte djalë i mirë, jemi të tronditur. Nuk pamë asgjë. Ishin tre krisma. Dëgjuam që kërcitën, por menduam se ishin kapsolla, po prisja të dilnin ato lart kur hidhen fishekzjarrë. Po habitemi, po qan e gjithë lagja për atë djalë, nuk e dimë përse e vranë”, u shpreh një prej fqinjëve.