osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

“U sulmua nga demokratët edhe fizikisht”! Frrok Çupi nuk përmbahet: Pasi e v.ranë PD nxjerr nga varri, Azem Hajdarin!

“U sulmua nga demokratët edhe fizikisht”!  Frrok Çupi nuk përmbahet: Pasi e v.ranë PD nxjerr nga varri, Azem Hajdarin!

Me rastin e 21-vjetorit të vrasjes së themeluesit të Partisë Demokratike, Azem Hajdarit, politika shqiptare ka kryer homazhe në nder të tij, tek monumenti ku u vra dhe tek varri ku prehet pranë Varrezave të Dëshmorëve.

Heroi i Demokracisë, Azem Hajdari u vra më 12 shtator të vitit 1998, në Tiranë pranë ish-selisë së Partisë Demokratike. Hajdari ishte një nga themeluesit e Partisë Demokratike, partia e parë opozitare në vend pas periudhës së diktaturës.

homazhe ka patur edhe tek memoriali ku u vra Azem Hajdari, pranë ish-selisë blu. Tek momoriali kanë kryer homazhe përfaqësues të lartë të Partisë Demokratike se bashku me familjarët e Azem Hajdarit. Lideri i opozitës, Lulzim Basha pasi ka kryer homazhe tek varri i Hajdarit ka mbajtur edhe një fjalim për mediat. Basha ka thënë se amaneti dhe sakrifica e Hajdarit janë shembull frymëzimi për të çuar deri në fund idealin e një Shqipërie europiane.

Lidhur me këtë situatë ka reaguar edhe një nga themeluesit e PD-së Frrok Çupi. Ai shprehet se PD nxjerr nga varri, Azem Hajdarin sa herë dëshiron, por asnjëherë nuk hetoi se kush e vrau atë.

Reagimi

Sa herë i nevojitet, PD e nxjerr nga varri Azm Hajdarin, e përdor dhe pastaj e paketon prapë thellë në dhè. Partia Demokratike e kishte liderin e parë dhe nismëtar i luftës kundër diktaturës komuniste, por edhE pasi e vranë, PD as e qau Azem Hajdarin. Aq më pak që edhe pse qëndroi 13 vjet në pushtet gjatë këtyre tre dekadave, PD nuk zbuloi kurrë cili e vrau liderin e vet.

Por e përdor sa herë i duhet, e nxjerr nga varri dhe e fut prapë atje.

Për një kohë të gjatë, që nga viti 1992 deri në vitin 1998, Azem Hajdari ishte armiku më i madh i lidershipit të PD. Të gjitha gazetat janë mbushur me shpifje e sulme kundër Azemit, si ‘agjent’, si ‘spiun’, si ‘rrugaç’. Edhe këto vite kur u rrit e bija dhe u bë deputete, PD e sulmoi ashpër Rudinën si i lidhur me Azemin. Rudina nuk dorëzoi mandatin e deputetit, por PD e sulmoi si ‘tradhtare si i ati’, dhe ‘e bija e t’et’. Aktualisht PD dhe lidershipi i saj anti- perëndimor e shikon dhe e trumbeton bijën e Azemit si një ‘të dërguar të Amerikës’ për të prishur opozitën në Shqipëri.

Azem Hajdari u sulmua nga PD edhe fizikisht, siç u sulmuan fizikisht e moralisht të gjithë themeluesit e PD. Njërin prej tyre, teksa mbahej seanca parlamentare, nënkryetari i sotëm i PD e qëlloi me telefon dhe i theu hundën. Imami qëndroi disa javë në spital. Ndërsa Azemi u qëllua me armë në sallën e Kuvendit, iu zu pritë në Milot për ta ekzekutuar, e sa e sa.

Azem Hajdari ishte i detyruar të hynte në ‘greva urie’ edhe në shtëpinë e tij në kohën kur PD ishte në pushtet dhe deklaronte se ‘po rri këtu që të mos më vrasin ata’, të vetët.

Ndërsa sa herë i duhet, PD edhe sot e nxjerr Azemin nga varri. Por nesër Azemi është përsëri i varrosur dhe i sharë nga PD.

Kryetari i PD, Lulzim Basha, në ditën e 21 vjetorit të vrasjes së Azem Hajdarit mbajti një fjalim te vendi ku u vra heroi. Por edhe me atë fjalim ai e poshtëroi Azem Hajdarin. Edhe me fjalën ‘flu’ që mbajti para Azem Hajdarit, Basha e rrënoi idenë dhe veprën e Azemit.

“Sot shqiptarët anë e mbanë nderojnë Azem Hajdarin…, kreun e komitetit nismëtar të partisë së parë pluraliste..”, tha Lulzim Basha para fotos së Azemit.

Por PD nuk kishte ‘komitet’, siç deformon kryetari aktual; komitet kishte Partia Komuniste, një Komitet Qendror, që Azemi e urrente për vdekje. Dhe ne që e krijuam PD-në e urrenim atë fjalë ‘komitet’, gjetëm qindra sinonime për lidershipin, por kurrë fjalën ‘komitet’. Mirëpo sot Partia e vet ia shpifi për së vdekmi Azem Hajdarit, duke i thënë se kishte ngritur ‘komitet’. Asnjë herë nën udhëheqjen e tij, Azem Hajdari nuk ka ngritur ‘komitet’, por ligësia kundër tij është e qëllimshme dhe rrënuese.

Ky është përçudnimi i Heroit, që PD e bën me qelizën e vet kundër Azem Hajdarit.

Lideri shkoi te varri i tij, mori lavdinë dhe e varrosën më thellë Azemin.