Kryeministri Rama do të takohet në New York me homologun e tij grek Kyriakos Mitsotakis. Mediat greke konfirmojnë lajmin për takimin e dy kryeministrave në New York, por ende nuk bëhen të ditura detaje të tjera. Mitsotakis dhe Rama do të jenë të dy të pranishëm në Asamblenë e OKB në datat 24-27 shtator.
Kujtojmë se një javë më parë, kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, deklaroi se nuk do të mbështesë anëtarësimin e Shqipërisë në BE nëse nuk trajtohet si duhet minoriteti grek në vendin tonë.