Pas shpalljes “Non grata” nga SHBA, ish-Prokurori i Përgjithshëm,Adriatik Llalla, ka folur për mediat amerikane në lidhje me vendimin e firmosur nga Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson.
Llalla ka mohuar akuzat për korrupsion, ndërsa i është përgjigjur përmes e-mail pyetjeve të Wall Street Jornal.
“Vendimi ka ardhur si pasojë e keqinformimit që ambasadori Lu i ka bërë Departamentit të Shtetit. Lu më ka fyer mua, familjen time gjithashtu dhe gjithë trupën e prokurorëve dhe gjyqtarëve në Shqipëri. Lu na ka trajtuar si kriminelë, duke na denigruar publikisht dhe personalisht”, tha ai.
Llalla dhe Lu janë përballur për çështjen e Reformës Gjyqësore, një shqetësim kryesor në përpjekjet e Shqipërisë për t’u bashkuar me Bashkimin Europian. Reforma u miratua në vitin 2016, por zbatimi i saj ka qenë i zymtë, si dhe me tymuese të vendosura në parlament pas votimit për emërimin e një pasardhësi të përkohshëm të Llallës.
Lu akuzoi Llallën në fillim të vitit 2017 se doli kundër refomës, por ky i fundit i quajti komentet një përpjekje për të manipuluar opinionin publik. Kërcënimi u përshkallëzua, Ambasada e SHBA në atë kohë revokoi vizat e udhëtimit të disa gjyqtarëve dhe prokurorëve shqiptarë pa lëshuar emra, duke iu referuar “abuzimit flagrant të një vizë zyrtare” nga një prokuror i lartë dhe bashkëshorten e tij.
Llalla tha se nuk e di se çfarë provash për korrupsion kanë SHBA-të ndaj tij, por ai fajësoi Lu-në për këtë çështje, duke thënë ky i fundit “ka keqinformuar dhe keqinformon qëllimisht”.
“Ai më ka sharë mua, familjen time dhe gjithashtu të gjithë trupën e gjyqtarëve dhe prokurorëve, duke na trajtuar si kriminelë, duke na denigruar publikisht dhe personalisht”
(e.f/BalkanWeb)