Mësohet se Ka marrë një dënim tjetër biznesmenia e ndërtimit Vjollca Hoxholli, e cila është kallëzuar disa herë për mashtrim.
Gjyqtari Gert Hoxha ka dhënë vendimin 8 vjet burg për ‘mashtrim më shumë se njëherë me pasoja të rënda. Kallëzimi këtë herë është bërë nga 6 persona që u shitur apartamenti disa herë. Hoxholli vazhdon të qëndrojë në masën ‘arrest shtëpie’.
Vjollca Hoxholli u vu në pranga në vitin 2018. Ajo u zbulua se kishte përfituar 318 mijë euro duke ushtruar veprimtarinë e mashtrimit. Vjollca Hoxholli ishte administratore e kompanisë së ndërtimit Hoxholli Sh.p.k., kompani e cila ndërtonte pallate dhe e shiste disa herë tek persona të ndryshëm, duke përfituar miliona.
Këtë aktivitet Vjollca Hoxholli e kryente bashkë me burrin e saj, Rrapush Hoxholli, i cili është ndarë nga jeta në moshën 74 vjeçare në vitin 2018 dhe pas vdekjes së tioj aktivitetin e drejtonte bashkëshortja.
Në prill të këtij viti ajo mori një tjetër dënim, me 6 vite burg për nja padi të ngjashme ‘mashtrim me pasoja të rënda’.