Gjermania dështoi ndaj Anglisë, humbi ndeshjen 2-0 dhe i dha lamtumirën Euro 2020 në raundin e 1/8-ve. Trishtim i madh në kampin e “Pancerave”, teksa të gjithë u prekën nga vajza e vogël. Regjia fokusoi vogëlushen gjermane duke qarë në krahët e babait së saj pas golit të Harry Kane.
Pamjet u bënë virale. Tifozët anglezë nuk i kanë kursyer memet dhe ofendimet ndaj tifozët së vogël. Dikush prej tyre arriti e quajti “qaj naziste e vogël”, por kishte edhe të tjera komente negative dhe aspak të tolerueshme, aq më tepër ndaj një vajze të vogël.
Ish-sulmuesi i Anglisë, Stan Collymore ka bërë një përmbledhje të komente fyese ndaj tifozes duke u shprehur i habitur dhe trishtuar se si njerëzit mund të ishin kaq mizorë kundrejt një vajze të vogël.
Ndërkohë, një person i quajtur Joel Hughes ka marrë iniciativën për të mbledhur fonde, me synimin për t’i bërë të ditur vogëlushes se jo të gjithë anglezët janë kaq të tmerrshëm.
Objektivi i parë ishte mbledhja e 500 paundëve, por njerëzit kanë reaguar për mirë dhe deri tani janë grumbulluar mbi 33 mijë paund.
Teksa falënderon njerëzit për kontributin e tyre, Hughes thekson se ai po punon për të gjetur familjen e vajzës. Nëse nuk e gjen ose familja “nuk dëshiron të gjendet”, ai do t’u kthejë mbrapsht të gjithëve paratë.]