Një minator ka humbur jetë në minierënb e Theknës në Martanesh, ndërsa një tjetër është plagosur pasi u ra një masiv gurësh gjatë punës.
Viktima është identifikuar si Armond Peshku, 29 vjeç.
Ndërkohë, është plagosur rëndë një tjetër minator, Hajdar Bala, i cili është dërguar me urgjencë me helikopter drejt Spitalit të Traumës, pasi ndodhet me gjendje të rëndë për jetën.
Disa minatorë janë plagosur që nga fillimi i vitit ne minierat e vendit, ndërkohë që vazhdimisht raportohet për mungesë të kushteve në punë, duke rrezikuar jetën e punonjësve.