Kancelari i Gjykatës në Elbasan, Ledio Sulkuqi, u godit me sende të forta mbrëmjen e kësaj të diele në Elbasan, në zonën muzeale të qytetit rreth 100 metra nga komisariati i policisë.
Panorama.al ka mundur të sigurojë foton e kancelarit Sulkuqi, i cili është personi që shihni më poshtë.
Burime për Panorama.al bëjnë me dije se Sulkuqi është goditur disa herë me levë në trup nga persona të paidentifikuar.
Ngjarja ka ndodhur sapo kancelari i Gjykatës ka dalë nga një bar-kafe afër Drejtorisë së Policisë së Elbasanit.
Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka bërë sekuestrimin e kamerave të sigurisë në zonë dhe po punon për identifikimin e autorit ose autorëve.