osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

U prishët për emrin e partisë? Astrit Patozi tregon për herë të parë detajet e takimit me Rudina Hajdarin

U prishët për emrin e partisë? Astrit Patozi tregon për herë të parë detajet e takimit me Rudina Hajdarin

Astrit Patozi refuzon të quhet si lider i Bindjes Demokratike. Sipas tij, koncepti i kryetarokracisë është “sëmundja më e keqe e politikës shqiptare”, dhe modeli i bindjes nuk mund të jetë ai i një kryetari të përjetshëm, që duartrokitet edhe kur humb pafundësisht.

Në këtë qasje, Patozi është personi përgjegjës i partisë, sepse një të tillë “e kërkon ligji, që nuk parashikon triumvirate”. Pjesë e këtij triumvirati, ose dhe vetë personi përgjegjës mund të ishte Rudina Hajdari.

Sipas disave, ajo e ka refuzuar diçka të tillë, ndoshta për emrin. Patozi nuk e sheh si problem.

“Informacioni mund të jetë i saktë ose i gabuar. Rëndësi ka që ajo është një personalitet politik që unë kam mbështetur shumë më parë së të mendonim për krijimin e një partie”.- tha Patozi për A2 CNN.

Por kjo nuk do të thotë që dyert e Bindjes për të janë të mbyllura. “Ajo derën e ka të hapura me 4 kanate, kurdo që të mendojë”, thotë.

Dy ditë para shpalljes së Bindjes, Patozi është takuar me të. “Unë pi kafe me gjysmën e Shqipërisë.

Me Rudinën do të pinim kafe edhe po mos ta mendonim njësoj, edhe sikur të ishim kundërshtarë, sepse është vajza e mikut tim, që sot nuk jeton më dhe ishte një emblemë e Partisë Demokratike”.

Por ai nuk mohon se me zonjën Hajdari ka qenë në traktativa, madje thotë se kanë “biseduar për shumë gjëra, si për refuzimin e djegies së mandateve”.