Prej më shumë se 6 orësh në pyetje Agron Neza ka dalë SPAK, ku u mor në pyetje në Prokurorinë e Posaçme, në lidhje me përmendjen e tij në çështjen “McGonigal”.
Në një prononcim shkurt për gazetarët, ai u shpreh se “duhet të pyesni prokurorët se përse ndodhej në SPAK.
Emri i Agron Nezës është përmendur në dosjen e ish-zyrtarit të FBI-së, Charles McGonigal, i cili dyshohet se ka marrë para borxh nga një ish-punonjës i shërbimeve inteligjente shqiptare dhe nuk ka raportuar kontaktet dhe lidhjet me zyrtarë të shteteve të tjera.
Sipas dosjes, në gusht 2017 McGonigal është takuar me Agron Nezën, një ish-agjent shqiptar, i njohur si personi ‘B’, i vendosur prej vitesh në SHBA dhe me pasaportë amerikane.
Learn more
McGonigal i ka kërkuar para Nezës dhe më pas të bëjnë udhëtime nëpër Europë ku McGonigal me sa duket përdori pozicionin e tij në përpjekjet për të krijuar biznes për Nezën, sugjeruan prokurorët në padinë e Uashingtonit.