Zonja e Parë e Ukrainës, Olena Zelenska ka dhënë një intervistë të rrallë me bashkëshortin e saj, Presidentin Volodymyr Zelensky.
BBC shkruan se kjo është vetëm hera e dytë që çifti shihen së bashku që nga fillimi i luftës në Ukrainë. Zelenska tha se ata mezi e kishin parë njëri-tjetrin që kur Rusia pushtoi Ukrainën dhe ishin “shkëputur” si familjet e tjera.
“Askush nuk ma merr burrin tim, madje as lufta,” tha Zelenska.