Kreu i PD, Lulzim Basha pasi u kthye nga pushimet jashtë vendit ka dalë pasditen e sotme në protestën që po zhvillojnë banorët e Astirit prej 27 ditësh.
Gjatë fjalës së tij, Basha tha se PD do mbështesë banorët dhe sipas tij zgjidhja është anulimi i projektit të Unazës së Re..
“Deri më sot siç e keni bërë dhe ju të ditur tre fakte kanë dalë në dritë, korrupsion në prokurim, korrupsion në hartimin e projektit dhe korrupsion me mënyrën si është vepruar me pronën e qyetarëve, banorët.
Kemi të bëjmë menjë aferë të madhe korruptive. Ditë pas dite si mediat dhe opozita kanë bërë të ditura këtë.
Këtu po vidhen mijëra euro.
Janë paratë e qytetarëve që po vidhen. Ne jemi dhe do të jemi në krah të qytetarëve.
Zgjidhja është anulimi i këtij projekti dhe dërgimi para drejtësisë i atyre që kanë shkelur ligjin.
Nuk do t’i lëmë vetëm qytetarët.
Bashkia e Tiranës nga një anë është kthyer në lavatrice të pastrimit të parave të pista me leje ndërtimi dhe nga tjetër me shembull kampion i korrupsionit e me taksa të larta”- tha Basha.