Një bujtinë është djegur në Qafe Thore pranë Thethit në Malësinë e Madhe.
Buni i Bajraktarit ndodhej në aksin që të çon në drejtim të Thethit, dhe dëmi ekonomik kap vlerën 3 milionë euro.
Mësohet se bujtina e djegur është në pronësi të biznesemit Gëzim Olaj, që ka ardhur nga Anglia për të investuar.
Investimi ishte në fazën e fundit, por papritur mbrëmë persona të paidentifikuar i kanë vënë flakës bujtinës.
Sipas burimeve djegia është bërë me benzinë gjatë orëve të natës.