osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

U kthy në heroinën e Sirisë/ Vajza që këndonte nën gërmadha, tani rrezikon t’i priten këmbët

U kthy në heroinën e Sirisë/ Vajza që këndonte nën gërmadha, tani rrezikon t’i priten këmbët

Sirianët janë prekur nga fati i një vajze të guximshme nëntë vjeçare të quajtur Sham.

E bllokuar nën rrënoja për 40 orë, ajo u shpëtua e gjallë, por tani përballet me rrezikun e prerjes së të dy këmbëve për shkak të dëmtimit të indeve nga pasha e betonit.

Sham u lavdërua për guximin e saj pasi këndoi një këngë së bashku me shpëtimtarët e saj të Helmetave të Bardha, të cilët punuan për gjashtë orë për ta çliruar atë nga betoni.

“Ajo na dha forcë kur e dëgjuam,” i tha AFP një nga shpëtimtarët vullnetarë të grupit, qe e shpëtoi, duke kënduar bashke këngën e quajtur “Damask”.

“Gëzimi ynë ishte i papërshkrueshëm kur ajo doli,” tha Nasreddine, i grupit te Helmetave të Bardha të cilët punuan për shpëtimin e njerëzve nga ndërtesat e bombarduara në rajonet e kontrolluara nga rebelët e vendit gjatë gjithë luftës civile të Sirisë.

Sham, si shumë të mbijetuar të tërmetit me magnitudë 7.8 që vrau mbi 45,000 njerëz në të gjithë Turqinë dhe Sirinë më 6 shkurt, tani po vuan nga ajo që mjekët e quajnë sindroma e shtypjes.
Ndodh në gjymtyrët që kanë mbetur të mpirë nga mungesa e qarkullimit te gjakut për një kohë të gjatë dhe fillojnë te kenë dhimbje të fortë.

Në gjendjen e njohur me termin mjekësor rabdomiolizë, fibra muskulore vdes dhe hyn në gjak, duke shkaktuar ndonjëherë dështim të veshkave.

Shumë prej këtyre viktimave janë fëmijë të traumatizuar nga humbja e prindërve

Nëna dhe motra e Shamit u vranë kur ndërtesa e familjes u shemb në qytetin Armanaz, në provincën veriperëndimore të Idlibit, ndërsa babai dhe dy vëllezërit e saj gjithashtu mbijetuan.