Nga Akil Ylli
U kputen tuj ra legenit kunder antishpifjes, por telef po i ban, gajdja patriotike!
E di! Ju ka taku me heq keq kto dy javet e fundit! Nuk ashte e lehte me shku, sa te Fevziu, te Tur Xhelja, rrumullak nga Qimi e kompania bela, tuj i ra legenit tane forcen! Duhet me pas vesh apostafat! Lene mandej, kur ju desht me marre dhe gajden, e me ja gersit kabas patriotike! Ooo, buu, buuu,jaaa, i termetosen mushknit!
Me i ra legenet tane forcen, nuk kerkon ndoj marifet te madh. Kujdo mund ti kete rastis, me ba zhurme ne menyre kolektive. Ne shkolle duke i rene bankave, ne zbor duke i rene pjatave prej alumini, per qef tuj zhurmu me shoke, nen avujt e alkolit, por ama, per pak çaste, perndryshe, per gjithe secilin behet e padurushme!
Mirpo, ne kendej ka nahija jone, kemi do soj kungujsh a te keqen, te ufullum krejt, prej daljes pernat neper studiot televizive, qe i bien legenit or vlla,tane forcen pa pushim, pa i hi ferre ne vesh!
Sidomos kesaj radhe e dogjen fare shamin. Ligji i antishpifjes, ju a hoqi petllen krejt! S’lane diktatore pa nxjerre prej gojet, duke ja veshe kryeqeveritarit. Aq sa dhe diktatoret vete, do t’ja kene nis vajit me te madhe, qe sa fatkeqe paskan qene, qe kesisoj lloj agjitropash, nuk i kane pasur ne radhet e tyre, sepse e paakta, do t’ja u zgjasnin sundimin. Rrofshin agjitropat!
Po ku do t’ju jete prishe terezia, mor aman!? A thu mos i ka kap frika, se ndoj dite ju rrshqet gjuha pa dasht, gabimisht, e ju shpeton ndonje si pune shpifjet e vogel e at’here e han dreqi, po koriten? Burri per i fije ftyre jeton. Nuk thone kot, ma mire me t’dale syni, se nami!
O zotni, a je tuj fole perçart à? Ik mor tamarsha, ka hine ti ktu! Ksaj i thone, me hi pa t’fty kush, dhe çfare eshte me e bukura, po pike zorit, ja fut edhe kot! Jo po ftyra, jo po syni, jo po nami. Ba mi pyte ata, perse bejne fjale, keto fjale, te pergjigjen, si njofim hala, kto lloj kafshesh. Neqoftese kerkon me dite me te vertet, se çfare dine te bejne, mos u lodh shume, ta them une: Vetem me leh! Mundesisht me pages, si te duash ti, here pite, here simite! Ka t’sillet sahati. Megjithse, si ka ardhe puna, per force t’zakonit, s’ka zot me i pru n’fije ma! Kam dyshime te forta, se e bajne edhe gratis!
Po hajt, se me i ra tane forcen legenit, s’ju ben me pershtypje, tana shqisat i kane ba batall, por me i ra gajdes se patriotozmit, duhen bulçij maratonistash, e jo mushkni parazitash poltronit. S’eshte e lehte me fry kacekun e dhis, sa koqet e Gjergj Elez Alis, per te mbajtur gjalle ison e kombtarizmit. T’bahen mushknit zhele!
Po shyqyr Zotit thuaj, qe ju kcen delli i ahengut kombtarist, vetem kur del ne skene solisti Rama, sepse po te aktivizoheshin sa here kombi ka sebep, keta do te kishin mbetur pa fryme, do tu kishte ra dambllaja ne vend, ka here!
Ja pershembell, sikur keta t’ja merrnin avazit, at’here kur Qoftlargu u takua me Bulatoviçin, dhe e siguroj, qe Milosheviçi te flinte rehat, se makines se tij te luftes, nuk do ti mungonte ne asnje rast, kontributi me karburant shqiptare, kushedi çdo hiqnin te zinjte. Nje pale mushkeri jane ato te shkretat, s’jane balona!
Me qe ra fjala, po at’here kur Ibrahim Rugova, (ndjese paste) shkoj e ngushlloj Milosheviçin ne Beograd, dhe i beri thirrje Nato-s, qe te ndalonte bonbardimet ndaj Serbise, vetem e vetem per te shpetuar shqiptaret kosovare, çfare duhet te benin keta, t’ja krisnin avazit kombtarist e t’ja benin fora? Po pse o taravola, me çfare e fryejne kacekun e dhise ata, me motokompresore?
Sidomos me i ra fyllit te gajdes, vetem ne nje vrim, hane dynjan dyfish. Jo m’kot, Rexhepin me duar vogla, i ngrati, firzamoniçisti me i famshen i lagjes se magjypve dikur, kur e pyesnin, perse perdore gjithmone motive sllave, kur i bie fizarminikes, pergjigjej: Ca kena me ba mor vlla, shtate nota ka muzika, s’kene ka me u sjell!
Ouu, m’falni, gadi harrova! Ne fakt, kaj here çfrytzojne edhe nje vrime tjeter, nga e cila burojne nota akute te theksume epike. Veçanerisht, kur interpretojne Sinfonin Kombtariste te Kolaboracionizmit. Te dridhet mishi, kur ndigjon fishkllimat therse heroike, qe si aleluja te bekume, marrin qiellit perpjet, atje ku pushojne ne amshim, kolaboracionistit tane trima, te te gjitha ngjyrave. Te cilet, per t’mos i lene ne dilem kompozitoret kombtariste, kane vertetuar me firme e vule, gjithçka nga vepra e tyre e ndritur, gjithsecili, bash me dore t’vet! Bravo ju qofte!
Per nder, po behen aq telef qyqaret, sa po na lene, nje e nga nje. Hajde se Tosi, eshte pjerdhur fare i shkreti, por atij mund ti gjendet justifikimi. Nje te shtyme, mund te ja kene dhene, vuajtjet ne burgjet e diktatures, por akademikut Fuga, si t’ja veme emrin? Profesor Fuga, ka mundesi te kete ronitur i teri nga mente, per shkak te veshtirsive plus qe ka ndeshur, per te kaluar nga nje vrime ne tjetren. Ketij rrezikziu, i ka ra per hise nje vrime me teper, tri prej tyre. E po ta shohesh holle, keta qe pershkojne tre vrime, jane krejt koqe. S’eshte e thjeshte burra, te kapercesh nga vrima e marksizem-leninizmit, tek vrima antikomunizmit, e pastaj te vrime e trete e piskamave heroike, ajo e kolobaracionisteve te nderuar, pa sakrifiku barren ma t’madhe te neuroneve. Paaa, ç’vrime piskavic paska kene! Ma zi se Vrima e Zeze!
Eshte e trishtushme e ndihesh per dreq, kur sheh qe Ansamblit te Kombtaristave, çdo dite e me shume, i shtohen kandidate, me cenin e rjedhjen ne eruucion te plote , pa asnje pike shprese rikuperimi te mundshem. A e pate Prof. inxhi. gjeol. ambjet. av. Sazan Gurin, çfare na zbuloj, me faljen publike qe i kerkoj asaj zonjushes aktiviste? Mbasi zgjohej, puna e pare qe bente, ishte ti drejtonte kater lutje drejt Zotit, dhe me pas tre shprehje betimi të meditimit për ushtrim joge, dilte perjashta, ma karabush, se nje dite me pare. Ky ashte kurikulum persmbarit! Hajde prit ma hajr prej ktij!
Shto ketu, bubazhel Xhejn, prof. Markin, katundarin universal Mustafen e soj, soj, Qimash , dhe tablloja te çfaqet ma e trishte, se piktura “Britma” e Munch-it.
Por sidoqofte, per hire te se vertetes, duhet ta themi, qe pa pike shprese krejt, nuk jemi. Mjafton ti hedhesh nje sy, faqeve te internetit, dhe te krijohet bindja, qe Ansambli Kombtarist s’do mbes kurre, pa zevendeues koristash e gajdexhish. Gjenden me bollek ane e kand botes. Sidomos grupet pertej oqeanit Atlantik, premtojna bajagi. Nji qime ju mungon, per tu bere virtuoze, njelloj si ata. Mjafton t’mos linin pas dore disi, zhvillimin e talentit, te mos i perkushtoheshin me gjithe shpirt perpunimit te teorisë, dhe ja u be. Teorisë me kene i sinqerte, i vine hakut, e shkerdhejne para e mbrapa!
Megjithate, duhet jemi te ndergjeshmen, nivelin e veteranve, duhet ta qajme me lote, pergjithmone. S’vijne asi soj talentesh ma, kurre! /Ekskluzive.al