Ish-kryebashkiaku i Vorës Agim Kajmaku është liruar dje nga qelia. Bashkë me Kajmakun, pafajësinë e ka marrë edhe nipi i tij, Edmond Kajmaku.
Të dy kanë marrë pafajësinë nga Gjykata e Fermos, pasi u arrestuan pasi u kapën gjoja me 20 kg kokainë, e cila ishte fshehur në vazo lulesh gjë që nuk ishte e vërtet.
Ndërrimi i vazove ishte bërë për efekt të vendosjes së plehrave për ruajtjen e freskisë së luleve
Kajmaku një vit më parë u akuzua se kishte fshehur 20 kg kokainë nëpër vazo lulesh që eksportonte në Itali. Loja ishte sajuar nga bashkëpuntori i i tij italian i cili ishte debitor te Kajmaku dhe tani është ai që do përgjigjet para drejtësisë.