Zv.ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi pak javë më parë u infektua me koronavirus sëbashku me familjen e tij. Pasi rezultuan pozitivë me virusin ata u karantinuan në shtëpi dhe ndoqën këshillat e mjekut të familjes.
Ndërkohë që ditët kanë kaluar, mesa duket Petro Koçi dhe familja e tij kanë arritur ta fitojnë betejën me ‘armikun e padukshëm’. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Koçi shkruan se shumë shpejt do t’iu përvishet punëve të shuma të këtij vendi dhe i uron mirëseardhjen vitit 2021.
“Shumë shpejt gati, për t’iu përveshur me vrull punëve të shumta të këtij viti. Mirë se erdhe 2021”, shkruan Petro Koçi.