osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

U gjet i pajetë në banesën e tij, ish-deputeti i PS i jep lamtumirën vëllait të tij: Më prit se do të vij!

U gjet i pajetë në banesën e tij, ish-deputeti i PS i jep lamtumirën vëllait të tij: Më prit se do të vij!

Altin Isaraj, vëllai i ish-deputetit te PS, dhe ish-drejtorit të Transportit Rrugor, Arben Isaraj, u gjet i pajetë pak ditë më parë në banesën e prindërve të tij, pasi aty jetonte që kur doli nga burgu i Rrogozhinës.

“Më datë 29.12.2024, në rrugën “Çamëria”, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja jete, shtetasi A.I, 53 vjeç, banues në Tiranë. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale”, njoftoi policia.

Altin Isaraj u arrestua nga policia më 22 tetor 2018 për veprën penale ‘Armëmbajtje pa leje’ dhe ‘Prodhim dhe shitje të narkotikëve’.

Pas arrestimit të vëllait nga Policia e Shtetit, në atë kohe dha dorëheqjen nga posti i drejtorit të Trasnportit Rrugor edhe Arben Isaraj. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ish-deputeti i PS i ka dhënë lamtumirën e fundit vëllait të tij.

“Lamtumirë Altin!

Sot, sipas asaj që doje dhe kërkove ti, po të përcjellim pranë nënës dhe babait.

Shumë motra dhe vëllezër, shokë dhe miq që ti i kishe pafund, do të donin të ishin pranë teje në këtë ditë për të të prekur me dorë, sy edhe lot.

Por, unë duke i mirëkuptuar dhe i falënderuar, duhet të vendosja atë që doje ti, sepse unë pas ikjes së prindërve, mbeta i vetmi në këtë botë që të preka, të putha dhe përqafova kur “erdhe” dhe “ike” prej saj.

Lamtumirë Altin!

Lamtumirë “o Labo”, i miri i të gjithëve dhe i keqi i vetes nga lindja deri në vdekje.

Lamtumirë vëlla!

Lamtumirë o gjak që të kam në venat dhe zemrën time.

Më prit aty me Astritin dhe Violetën, se do të vij… dhe mos ma mbyll atë derë vëlla”, shkruan Arben Isaraj.