E rëndë në Gramsh. Katër persona dyshohet se janë mbytur në Liqenin e Hidrocentralit të Banjës.
Policia bën me dije se në fshatin Drizë të Gramshit, dyshohet se shtetasit A.Z, rreth 46 vjeç, R.Z, 19 vjeç, E.Z, 14 vjeç , (babai me dy djemtë) dhe kushëriri i tyre shtetasi M.Z, 20 vjeç, janë futur në liqen për tu larë dhe nuk kanë dalë më.
Menjëherë në drejtim të liqenit janë nisur palombarët e Reneas për të bërë të mundur gjetjen dhe nxjerrjen e katër shtetasve nga liqeni.
NJOFTIMI I PLOTË:
Rreth orës 19:00, Salla Operative e Komisariatit të Policisë Gramsh ka marrë një telefonatë se 4 shtetas dyshohet se janë mbytur në Liqenin e Hidrocentralit të Banjës.
Menjëherë kanë shkuar shërbimet e policisë, grupi hetimor dhe zjarrëfikësit, ku ka rezultuar se:
Në Liqenin e Hidrocentralit të Banjës në fshatin Drizë të Gramshit, dyshohet se shtetasit A.Z, rreth 46 vjeç, R.Z, 19 vjeç, E.Z, 14 vjeç , (babai me dy djemtë) dhe kushëriri i tyre shtetasi M.Z, 20 vjeç, sipas deklarimeve të familjarëve janë futur në liqen për tu larë dhe nuk kanë dalë më.
Gjiihashtu menjëherë në drejtim të liqenit janë nisur polumbarët e Reneas për të bërë të mundur gjetjen dhe nxjerrjen e katër shtetasve nga liqeni.
Grupi hetimor ka gjetur në buzë të liqenit dy motoçikleta, tre celularë dhe teshat e trupit.
Në drejtimin e Prokurorisë, grupi
hetimor vijon punën në vendngjarje për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.