Mediet në Greqi kanë publikuar pamjet e vrasjes së shqiptarit mbrëmjen e djeshme në mes të Athinës.
39-vjeçari i njohur me emrin Keli, ishte duke ngrënë, ku një person ende i paidentifikuar, iu afrua dhe e qëlloi me breshëri plumbash drejt tij.
Në videon e publikuar shihet shqiptari i ulur në bar, ndërsa pranë i afrohet një person tjetër, i cili nxjerr armën dhe e qëllon. Të pranishmit në bar largohen me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, pasi u tronditën nga skena e krimit. Sipas dëshmitarëve, autori hipi në një makinë Toyota Yaris, të bardhë dhe u arratis menjëherë me bashkëpunëtorin e tij.
Pasi mori 4 plumba, 39-vjeçari fillimisht u dërgua me plagë të shumta në spital, ku dhe ndërroi jetë. Ai ishte një emër i njohur atje pasi menaxhonte një lokal në kryeqytetin grek, ku dhe ftonte këngëtarë të njohur e shqiptarë.