Gazment Bardhi ka reaguar ditën e djeshme pas vendimit të gjykatës që dënoi me 4 vite burg ish-kryebashkiakun e Lezhës, Fran Frrokaj.
Përmes një statusi në rrjetet sociale, zoti Bardhi thekson se Frrokaj ka bërë një punë të shkëlqyer për Lezhën dhe qytetarët e saj e duan shumë, pasi ai ka punuar çdo ditë me përkushtim dhe ndershmëri.
Sipas tij, gjykimi ka pasur mungesë transparence dhe indicie të forta për ndërhyrje të papërshtatshme politike. “Sapo u njohëm me vendimin e gjykatës për ish kreun e bashkisë së Lezhës zotin Fran Frrokaj.
Ne jemi të bindur për punën e shkëlqyer që ai ka bërë për Lezhën dhe qytetarët e saj, sikundër shprehim besimin se zoti Frrokaj ka punuar çdo ditë me përkushtim dhe ndershmëri. Gjykimi në shkallën e parë ka patur mungesë transparence dhe indicie të forta për ndërhyrje të papërshtatshme politike.
Jemi informuar gjithashtu se z. Frrokaj do ta apelojë vendimin. Ne shprehim bindjen se gjykimi në shkallët më të larta i kësaj çështje do të nxjerrë në dritë të vërtetën. Ne i bëjmë thirrje organeve të drejtësisë ti qëndrojnë sa më larg ndikimeve të politikës në këtë proces dhe të bëjnë drejtësi”, shkruan Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi.
Ish-kryebashkiaku i Lezhës, Fran Frrokaj u dënua nga Gjykata e Shkallës së Parë me 4 vite burg, i akuzuar për abuzim detyre dhe tjetërsim të pronave në bregdetin Shëngjin. Kujtojmë që në 16 mars të vitit 20218, kur ishte kryetari i Bashkisë së Lezhës, nënkryetari, Drejtoresha e Hipotekës dhe 5 zyrtarë të tjerë lokalë pasi akuzohen për shpërdorim detyre dhe falsifikimi dokumentesh që lidhen me tjetërsimin e pronave në bregdet.
Zyrtarët u arrestuan me urdhëruar nga Prokuroria e Lezhës dhe vendim të Gjykatës së Lezhës pas hetimeve disa mujore në lidhje me abuzime të dyshuara të Bashkisë së Lezhës me tokat në bregdet. Po ashtu prokuroria ka marrë referime në Policinë e Shtetit në lidhje me Bashkinë e Lezhës ku javët e fundit ka pasur kontrolle nga KLSH.