Ish-anëtari i Gjykatës së Lartë, Admir Thanza, ka fituar pafajësinë në Gjykatën e Apelit. Pas shkarkimit nga KPK, Thanza u dërgua si i pandehur në Gjykatën e Tiranës për “falsifikim të dokumenteve” ku u shpall fajtor dhe u dënua me 9 muaj burg, dënim që u konvertua në 18 muaj Shërbim Prove.
Sipas Shkallës së Parë, Thanza nuk kishte deklarur në formularin e dekriminalizimit një dënim me 40 ditë burg në Itali për akuzën e “vjedhjes”. Ish-anëtari i Gjykatës së Lartë u shpall fajtor, dy vite më parë, pasi fshehu në formularin e dekriminalizimit, një dënim për vjedhje që kishte marrë në Itali në vitin 1999.
Një vit më parë Gjykata e Posaçme sekuestroi dy pasuri të ish-gjyqtarit të Lartë të shkarkuar nga vetingu, Admir Thanza. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Apelit Tiranë, e përbërë nga trupi gjykues me Relator Genti Shala dhe anëtarë Emona Muçi dhe Irida Kacerja, me vendimin nr. 853, datë 26.09.2022 vendosi: a) ndryshimin e Vendimit Nr. 1411, datë 31.05.2019, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe b)deklarimin e pafajshëm të të pandehurit A.Th, akuzuar se ka kryer vepër penale të parashikuar nga Neni 190/1 te K/Penale.
Ish-anëtari i Gjykatës së Lartë po hetohet nga SPAK për dy akuza, atë të “Deklarimit të rremë” dhe “Fshehje të pasurisë”.
Admir Thanza ishte ndër gjyqtarët e parë që u shkarkua nga vettingu. Ai u dënuar me 18 muaj shërbim prove sepse kishte falsifikuar formularin e vetëdeklarimit dhe nuk kishte treguar një dënimin për një vjedhje të kryer në shtetin italian.
prokuroria kërkoi ndaj ish-gjyqtarit 1 vit e 6 muaj burg, por gjykata nuk e ka pranuar, duke e dënuar atë përfundimisht me 18 muaj shërbim prove. Kështu, Thanza u bë gjyqtari i parë që dënohej pasi kishte kryer procesin e vettingut.
Hetimet ndaj tij po kryhen nga prokurorja e SPAK Doloreza Musabelliu, e cila pak ditë më parë i është drejtuar GJKKO-së për sekuestrimin e të paktën dy pasurive të tij. Konkretisht, Gjykata ka firmosur sekuestrimin e një apartament në Komunën e Parisit dhe një garazhi, sepse sipas hetimeve ka rezultuar se ish-anëtari i Gjykatës së Lartë nuk e justifikonte me burime të ligjshme.
Po akuzën e fshehjes së paurisë a do mund t’ia heqin këto tre klloun gjyqtarë sepse mbrojtja e shokut është detyrë mbi detyra. /Ekskluzive.al