osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

U bllokuan brenda minierës: Zbulohet se çfarë ka ndodhur me 120 minatorët e Trepçës

U bllokuan brenda minierës: Zbulohet se çfarë ka ndodhur me 120 minatorët e Trepçës

Mbi 120 minatorë të kombinatit metalurgjik, Trepça, janë duke dalë nga miniera e Stantërgut në Mitrovicë, pasi gjatë ditës janë bllokuar për shkak të një problemi me energjinë elektrike.

Kryetari i Sindikatës së Minatorëve, Gani Osmani, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se gjendja e minatorëve është e mirë.

“Është shqetësim për minatorët kur ndalet rryma dhe ata janë brenda në minierë. Nëse problemi zgjat më shumë, atëherë paraqiten probleme me ajrin aty brenda”, ka thënë Osmani.

Punëtorët e ngujuar në minierë, ka treguar Osmani, kanë qenë duke punuar në horizontin e 9-të, 10-të dhe 11-të të minierës.

Problemet me energjinë kanë nisur në orën 07:00 të mëngjesit kur kanë nisur punën.

Sipas Osmanit, shkak i ndërprerjes së energjisë elektrike ka qenë një rrufe që ka dëmtuar rrjetin energjetik.

Trepça është shoqëri aksionare ku 80 për qind e aksioneve janë të Qeverisë së Kosovës, kurse 20 për qind janë aksione të punonjësve të kësaj ndërmarrjeje.

Sipas të dhënave zyrtare, deri në fund të vitit 2021 në këtë kombinat kanë qenë të punësuar 2.344 persona.

Kombinati Trepça gjendet në Komunën e Mitrovicës. Sektorët e tij gjenden në pjesën veriore dhe atë jugore të qytetit.

Trepça brenda Kosovës përbëhet prej 41 njësive të ndryshme, që grupohen kryesisht në tri komplekse të mëdha: në miniera me flotacione, në parkun industrial në Mitrovicë dhe në kompleksin e shkritoreve./ Marrë nga REL