osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

“U bënë doktorët e shkencave si shalqinj”! Rama sulmon sërish rektorin e UT: Do durojmë e do durojmë, por në fund…

“U bënë doktorët e shkencave si shalqinj”! Rama sulmon sërish rektorin e UT: Do durojmë e do durojmë, por në fund…

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar sërish ditën e sotme rektorin e Universitetit të Tiranës, Mynyr Konin.

Në një takim që zhvilloi me studentët për “ Programin Kombëtar të Praktikave të Punës”, ai tha se përgjegjësi kryesor për mungesën e aksesit të studentëve në “Bibliotekën Online”, është pikërisht Koni.

Shefi i qeverisë u ndal edhe tek vlerësimi i titujve akademikë, ku sipas tij, shumë pedagogë kanë tituj pa asnjë vlerë dhe universiteti nuk ka bërë asnjë hap për cilësimin e tyre.
“Të gjithë punët e studentëve të mbahen me kopje në dorë sikur të jemi në kooperativën bujqësore dhe më e rënda është se në vend që t’i zgjidhi, rektori ankohet.

Ankohet se pse unë e sjell këtë temë në diskutim, por si t’ia bëjmë? Ta mbajmë këtë përgjegjësi edhe ne. Universiteti është autonom, po nuk është thjesht liri për të bërë tendera apo e drejtë për të bllokuar univesitetni për tendera, por është përgjegjësi. Duhet një zgjidhje, ndërsa ne kemi propozuar që mos të ndërhyjmë, por realisht është problem.

Kur thoja se unë do të mbetem protestuesi i fundit, ju atëherë qeshnit dhe më thoshit: Shko njëherë plotëso 8 pikat. Vlerësim i titujve akademikë e bën universiteti. Asnjë hap, zero, pse? Sepse ajo do të hapë një proces njësoj si ai i gjykatësve dhe prokurorëve dhe ka shumë nga ata që janë profesor që iu shfaqen si pedagogë, por në fakt janë sharlatanë dhe titujt i kanë pa asnjë lloj vlere dhe asnjë lloj baze. Unë bën doktorët e shkencave sikur të jenë shalqinj.

Do durojmë e do durojmë, por edhe ne do të plasim në fund”-tha Rama sot në një bashkëbisedim me studentët, të cilëve iu është kriijuar tani mundësia për të ushtruar praktikë rreth profesionit të tyre”, deklaroi kreu i ekzekutivit.