GJKKO ka pranuar kërkesën e mjekut kardiolog Edvin Prifti për të hequr pezullimin për ushtrimin e profesionit nga ana e tij.
Prifti kërkoi heqjen e pezullimit me argumentin se kishte përfunduar afati 1 vjeçar i hetimeve të prokurorisë.
Prifti akuzohet nga SPAK për korrupsion dhe pastrim parash. Më herët gjykata i kishte sekuestruar atij rreth 500 mijë euro, me argumentin se nuk i kishte të justifikuara.
Prifti u akuzua nga SPAK një vitë më parë pas disa përgjimeve të nisura për shkak të korrupsionit në gjykatën e Krujës. Gjatë përgjimeve u konstatuan edhe biseda për dhënie parash në drejtim të Edvin Priftit, gjë të cilën ai e ka mohuar.