osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

U arre.stua me 13 kg dro.gë, zgjidhet në krye të PD-së

U arre.stua me 13 kg dro.gë, zgjidhet në krye të PD-së

Në kuadër të riorganizimit të Partisë Demokratike, të filluar nga Lulzim Basha, në Patos dy ditë më parë janë zhvilluar zgjedhjet për kreun e degës.

Ndryshe nga degët e tjera, ku në 99.9% të rasteve janë rikonfirmuar në detyrë kryetarët aktualë dhe të preferuarit e Lulzim Bashës, në Patos, Luli nga xhepi ka nxjerrë dikë tjetër.

Me urdhër të Bashës, i cili është zbatuar më përpikmëri nga i deleguari i tij Enkelejd Alibeaj, kryetari i degës së PD-së në Patos është zgjedhur Shezai Sinanaj, një ish-oficer policie i cili është arre.stuar me datën 30 tetor 2015 me 13 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva, dhe është akuzuar për trafik droge.

Shezai Sinanaj prej disa kohësh ka qënë kryetar grupseksioni dhe tashmë ka marrë drejtimin e PD-së së Patosit. Ai njihet si një nga njerëzit e afërt të Enkelejd Alibeajt dhe i mbështetur fort prej këtij të fundit. Shezai Sinanaj njihet edhe si një nga militantët dhe mbështetësit e Lulzim Bashës.

I arre.stuar me 13 kg kanabis, tashmë është zgjedhur kryetar i PD-së së Patosit.

Ky është dekriminalizimi i Lulzim Bashës, Vettingu në politikë dhe këta janë kryetarët e Republikës së Re.

Ja çfarë thuhej në njoftimin e policisë, në 30 tetor 2015:

Fier, finalizohet me sukses operacioni i koduar “KOMAR”. Sekuestrohen 13 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa

30komar1Sektori për Narkotikët dhe Trafiqet në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Fier, në bashkëpunim me Prokurorinë e Fierit dhe Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër, realizoi me sukses operacionin e koduar “Komar”. Si rezultat i këtij operacioni u bë i mundur ndalimi i shtetasve:

– Shezair Sinanaj, 55 vjeç, banues në lagjen “29 Marsi”, Patos, ish oficer policie.

– Dorian Sinanaj, 27 vjeç, banues në lagjen “29 Marsi” të qytetit të Patosit.

– Fuat Bakia, 52 vjeç, banues në fshatin Komar të Tepelenës.

Ndalimi i këtyre shtetasve, u bë për veprën penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotikëve të kryer në bashkëpunim”.

Gjatë kapjes dhe kontrollit të ushtruar, u gjet dhe sekuestrua një sasi prej 13 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva, një presë me vakum dhe një peshore elektronike.

Drejtoria e Policisë Qarkut Fier./CNA.al