Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka dalë mëngjesin e sotëm në një deklaratë urgjente për të folur për protestën e studentëve. Pas heshtjes së tuprshme të një dite më parë, kur protesta e studentëve ishte në ditën më kulminante, Monika doli sot për të shprehur shqetësimin e thellë që e kishte kapluar për të rinjtë shqiptarë, që vijojnë me këmbëngulje qëndresën ndaj të gjithë politikës së korruptuar dhe të inkriminuar shqiptare.
Heshtja e gjatë duket se e ka ndihmuar kryetaren e LSI të qartësojë mendimet dhe të ofrojë zgjidhjen e saj për studentët, që janë ngujuar para Kryeministrisë dhe kanë kaluar natën aty. Duke sulmuar Edi Ramën, Kryemadhi tha se duhet t’u jepet zgjidhje studentëve, ndërsa shtoi se LSI do depozitojë në Kuvend dy amendamentet për të zgjidhur kërkesat e tyre.
Në daljen e saj urgjente, Monika Kryemadhi iu tregoi të gjithë shqiptarëve se është pushtuar nga paniku dhe është alarmuar nga Reforma në Drejtësi, e cila ditën e djeshme hodhi hapin madhor të zbatimit të saj, ku tashmë pritet të nisë goditja, por edhe për skandalin që i plasi në publik mbrëmjen e kaluar, ku rezultonte se kishte vjedhur doktoraturën.
Në lidhje me këtë skandal, por edhe për goditjen që do t’i japë drejtësia e re, së bashku me bashkëshortin e saj, Presidentin Ilir Meta, ajo nuk ka thënë asnjë fjalë, por ka zgjedhur të heshtë, duke pranuar turpshëm skandalet që i rëndojnë mbi supe.
“Amendamenti për ligjin e buxhetin e vitit 2019 zgjidh kërkesat numër 1, 4, 5, 6 dhe 7 te paraqitura nga studentet. Amendamenti i ligjit për arsimin zgjidh kërkesat e studenteve 2 dhe 3. Shqiptarët jane të rrënuar nga mjerimi, të përkulur nga kjo situate. Gjendja është kritike, mijëra studente po përballen me mjerimin dhe arrogancën e qeverisë. Zgjidhja e problemeve është emergjenca kryesore. Mesazhi është një: plotësimi i 8 kërkesave të tyre. Kërkesat e tyre janë minimale.
Kostoja e tete kërkesave minimale per Ramen është inekzistente, cdo arrogance e tij, është e vetmja zgjidhje qe ai kërkon te shtype këta te rinj, por propozimet LSI jane e vetmja mundësi për te zgjidhur kushtet dhe kërkesat minimale qe studentët kane prej 8 ditësh qe i kërkojnë para MAS. I bëjmë thirrje Kuvendit t’i kaloje me urgjence ne seancën e nesërme, pasi është e vetmja mënyrë te shlyejmë mëkatin e politike, për te dale nga ky ngërç i tmerrshëm, qe te hapet rruga për krijimin e një strategjie afatgjate”, tha Kryemadhi.