osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

“Ty të ka dënuar Zoti”! Nëna tregon keqtrajtimet ndaj të birit

“Ty të ka dënuar Zoti”! Nëna tregon keqtrajtimet ndaj të birit

Djali i Elisabetës është i veçantë, sepse ka lindur albin dhe për këtë gjë ai ka rënë pre e bullizmit që i vogël. Kjo e ka bërë që ndonjëherë të braktisë dhe shkollën. Në studion e “Ka një mesazh për ty”, nëna e 11-vjeçarit rrëfen vështirësitë me të cilat përballet i biri, por edhe ajo vetë.

“Unë jam fëmijë i një divorci, në moshën 5 vjeçare më janë divorcuar prindërit. M’u ndanë prindërit, mamaja emigroi në Greqi, babai erdhi me shtëpi në një fshat të Fierit dhe me peripeci u rritëm. Siç e kanë shqiptarët që martojnë vajzat e vogla, më martuan edhe mua shumë të vogël. E pranova, u martova, të gjitha në rregull. Pas 2 vjetësh erdhi në jetë djali, për të cilin jemi këtu. Orgesti në Prill mbush 11 vjeç. Unë si e vogël që isha (16 vjeçe), edhe këto vizitat nuk i kryeja tërë kohës, sado ishte shtatzëni e vështirë… Duhet të merrja shumë vitamina për djalin, që unë nuk i mora. Djali lindi albin.”

Çdo të thotë albin?

“Pa pigment, bjond. Unë kam lindur ashtu vetë, por tani jam ndryshe. Ndoshta e kemi pak në gen. Por peripecia fillon tani, që është bjond. Deri në moshën 4 vjeç, që e kisha në shtëpi, ne e pritëm dhe e deshëm ashtu siç ishte. Por kur u përball me realitetin, kur filloi të shkonte në kopsht… edhe atje nuk e pati shumë të vështirë, sepse ishte i vogël për të kuptuar. Në klasë të parë e pati më të vështirë. Mësuesja, të cilën nuk dua ta gjykoj se është edhe nënë vetë, nuk ma priti mirë fare dhe e uli djalin në bankë të fundit. Djali ka edhe probleme me përqendrimin e syrit (i dridhet syri). Ai mendon se po ta ketë më afër diçka e sheh më mirë, edhe pse në të vërtetë njësoj e sheh.”

Elisabeta tregon se i biri vinte në shtëpi dhe e pyeste përse ishte kështu, përse nuk ka të tjerë si ai.

Por çfarë të keqe ka të jesh albin?

Nëna e Orgestit tregon se në rastin e tij, ai përballet me talljet e shokëve. “Tani u rrit dhe nuk m’i shpreh sepse e sheh që mërzitem”, shton ajo.

Elisabeta tregon se djali i saj ka ndryshuar disa shkolla, ndërsa nuk janë të pakta rastet që iu është dashur të përballet edhe me banorë të lagjes, të cilët e paragjykojnë Orgestin nga mungesa e dijes…

“Më 4 Gusht, kishim një dasmë nga njerëzit e burrit dhe shkoj në parukeri për t’u rregulluar dhe kthehem dhe për 2 orë do të nisesha për në lokal. Unë punoj banakiere në një lokal. Shpeshherë gjatë gjithë beharit, djali vinte më thoshte, dy-tre herë, që është një burrë, më bezdis… thonë që është pijanec. Unë e anashkaloja këtë gjënë, nuk e dija që ai rrallë pinte, ishte normal. Atë ditë, sa isha rregulluar ndërsa djali luante jashtë hyrjes. U mbështeta, se mendova gjithë natën, thashë po fle pak. Djali vjen dhe i bie derës me të dyja duart. Trembem, hap derën dhe e pyes “çfarë ke mami?”. Mbante dorën tek faqja që e kishte të skuqur. Më qëlloi ai burri më thotë, që të kam thënë tërë kohës. Para se të dilja lajmëroj policinë dhe dal dhe e qëlloj atë burrin dhe i them ca fjalë në nerva e sipër. Në moment vjen policia.”

Por përse e qëlloi djalin?

“I dukej si i sëmurë dhe nuk donte që t’i rrinte afër fëmijëve të tij. Kishte vetë dy goca. Dhe e më e keqja ishte që në polici tha: E qëllova se më ngacmon gocat. Shkojmë në polici. Një polic i ri, të cilin e falenderoj shumë, iu duk anormale: Po ti burrëri me këtë bën, i tha? Në polici më thanë të bëja denoncim, por më erdhi keq, kështu që vendosa të bëja vetëm një ankesë”.

Ndryshe nga sa besonte Elisabeta, gjërat nuk do të mbylleshin me kaq. Bashkëshortja e zotërisë në fjalë do ta përballte pak ditë më vonë në rrugë, duke mos i kursyer fjalët e rënda.

“Pas një jave, unë po ikja për në punë me djalin. Unë zonjën se njihja fare, ne jetojmë në një lagje, por ngaqë jam gjithë kohës në punë, se njihja. Ndalon në rrugë dhe më thotë: Ty po të kërkoja. Ndal dhe e pyes, njihemi? Më thotë: Jam gruaja e atij që futi surrati jot në burg. I thashë, ti je nënë vetë, nuk e mendon që pata të drejtë të mbroj fëmijën tim. Por rri mi, më tha, ty të ka dënuar Zoti me këtë fëmijë.”

Këto fjalë kaq të rënda dhe të padrejta sollën edhe reagimin e vetë drejtuesit të “E Diela Shqiptare”, Ardit Gjebrea, i cili tha: “Për çfarë? Një fëmijë si drita, se i ka flokët e bardhë dhe vetullat e bardha të paska dënuar Zoti? Domethënë shenjë e një injorance të theksuar dhe mjerë ajo për këtë injorancë që ka. Nëse ka dënuar Zoti, dënon këta njerëz për injorancën e tyre, e jo djalin tënd e dashura ime.”

“Unë nuk mund të edukoj tërë shqiptarët, por të paktën me një fëmijë… jo timin, me çdokënd. Unë kam qenë edhe në Greqi, ndoshta dhe atyre nuk u pëlqente, por thonin: Sa i veçantë, sa i bukur… e bënin të ndihej mirë. Ndërsa këtu thonë: “Iii si qenka ky “, shtoi Elisabeta më tej.

“Faleminderit Zotit nuk janë të gjithë kështu, por ata që janë, e kanë problemin me veten e tyre dhe nuk është problemi tek djali yt”, tha më tej Gjebrea.

Elisabeta tregon se në shkollën “Jani Bakalli”, ku i biri studion aktualisht, është shumë më mirë. Megjithatë për një periudhë 10 ditore Orgesti nuk shkoi në shkollë, për arsye të cilat nuk ia tha asnjëherë nënës së tij.

Për të luftuar bullizmin nuk mjafton vetëm familja, por edhe shoqëria e mbi të gjitha shkolla. Për këtë arsye, stafi e “E Diela Shqiptare”, kishte ftuar në studio drejtoreshën e shkollës, zonjën Majlinda Hyka.

“Unë jam drejtuese në një shkollë që ka 630 nxënës, nga familje të ndryshme, me probleme të ndryshme, kush më shumë e kush më pak. Unë jam drejtuese e re në atë shkollë, 3 muaj kam, por shkoj çdo ditë, në çdo klasë, pyes nëse ka mungesa, ka shqetësime? Dhe një ditë më thotë mësuesja kujdestare e Orgestit, që nuk po vjen në shkollë. E shqetësuar e marr Elisabetën në telefon dhe e pyes se çfarë problemi kanë, sepse Orgesti nuk po vjen në shkollë? Vjen Elisabeta në shkollë bashkë me Orgestin, por ai prap nuk na e tregoi. I thashë: Unë jam këtu për ty, çdo problem që do kesh. Ke një mësuese shumë të mirë, që u qëndron pranë fëmijëve, bën aktivitete të ndryshme, edhe Orgestin, duke parë natyrën e ndjeshme që ka. I thashë për çfarëdolloj problemi të kesh unë jam këtu. Dhe që atë ditë nuk ka bërë më mungesa”.

“Orgesi është një fëmijë shumë i edukuar, një fëmijë që përdor fjalët magjike, që nuk ofendon kurrë të tjerët, por që preket dhe lëndohet kur e ofendojnë të tjerët. Kjo është e vërteta e Orgestit. Unë jam këtu për t’i thënë jo vetëm Orgestit, sepse si ai ka edhe fëmijë të tjerë, jam këtu nga pozita e një prindi, si mësuese, si drejtuese u bëj thirrje të gjithëve, pavarësisht statusit, të kontribuojmë, të shqetësohemi për këtë kategori fëmijësh që ky fenomen të mos bëhet një epidemi sociale”, tha drejtoresha Hyka.

E ndonëse nëna e tij sëbashku me drejtoreshën thonë se në shkollën që studion ai është mirë, kur mori mesazhin për të qenë në studio Orgesti tha: “Nuk e di kush ma ka nisur. Shokët jo e jo, se nuk është se kam ndonjë shok të mirë fare.”

“Biri im ti e di që mami të ka trajtuar gjithnjë si shok, jo si fëmijë…”, ishin fjalët me të cilët iu drejtua Elisabeta djalit të saj. Ky i fundit, me një shkathtësi dhe me fjalë prej të rrituri iu përgjigj: “Edhe ti je shembulli i im. Dua të marr forcën tënde që të arrij gjëra në jetë.”

“Dua që siç kemi qenë gjithmonë shokë, prap të jemi shokë. Gjithmonë të m’i thuash gjërat, sepse kur i ndan me dikë është edhe më mirë. Dhe pse se jo me mua që dua gjithmonë të mirën, bashkë do t’i zgjidhim të gjitha”, shtoi Elisabeta.

Në fund një mesazh kishte edhe Ardit Gjebrea: “Ka diçka që nuk shkon dhe duhet ta rregullojmë, që është në mentalitetin e njerëzve dhe këtë gjënë duhet ta rregullojmë shumë fort. Në bashkëpunim me fëmijët, me familjet dhe të kuptojmë që problemin e kanë ata, siç e thashë edhe më parë, është problem i tyre, problem që do ta vuajnë në një mënyrë tjetër kur të rriten, sepse do të përballen me shoqërinë dhe do të jenë ata, të cilët… Kush e do një njeri që sillet keq? Që fyen? Që shan? Në jetën tonë askush nuk e do. Dhe do të jenë ata të larguar nga rrethi social dhe do të jetë Orgesti i preferuari i shoqërisë e jo ata. Dhe këtë gjë, duhet që prindërit t’ua bëjnë të qartë fëmijëve sa janë të vegjël. Prindërit, mësuesit, ne me emisionet televizive, sepse ne nuk jemi vetëm për të argëtuar këtu, por mbi të gjitha për të reflektuar. “Ka një mesazh për ty” është flamurtari i kësaj gjëje. Prandaj do doja që realisht të reflektonim këtë gjë dhe jo sepse erdhëm këtu, por kjo gjë të ndodhë kudo, në çdo vend”./tvklan.al