Televizioni i familjes Berisha sumoi kreun e grupit parlamentar të PD, Gazmend Bardhi, pasi sipas tyre me mos permendjen e arrestimit të Berishes, ne fjalen hyrese ne Kuvend, ka amnistuar arrestimin e tij.
Në emision e drejtuar nga Sonila Meço gazetari Bledian Koka sulmoi Bardhin:
“Fjalimi i Bardhit ishte sikur kemi një Shqipëri normale, sikur është çdo gjë është normale. Kritika për opozitën, s’mund të niste pa kujtuar se Berisha është në arrest shtëpie, po tenton ta shkatërrojë atë. Një çmenduri dhe non sens i madh që e ka gjunjëzuar opozitën dhe ka burgosur liderin e saj.
Pa dhënë zgjidhje kësaj çështjeje s’mund të kishte kërkesa të reja. Bardhi gaboi ku tha se ata nuk janë armiq të opozitës. Ata s’mund të amnistohen si armiqtë e opozitës, ata janë armiqtë e të githë qyttarëve.
Lideri i opozitës është në burg, dramë e madhe e s’mund të kalojë si gjë normale, në moment që shoh Bardhin me këta që vendosën të shkelin Kushtetutën. Për prova që s’i njeh askush dhe një SPAK që është në funksion të Ramës dhe nevojave të tij politike. Kjo gjë s’mund të amnistohet e certifikohet në fjalën e parë të kreut të grupit parlamentar”, tha Koka