osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

Turqit analizojnë vizitën e Erdogan: Ankaraja e pakënaqur me tolerimet ndaj gylenistëve, ja pse grekët u alarmuan nga vizita e presidentit turk

Turqit analizojnë vizitën e Erdogan: Ankaraja e pakënaqur me tolerimet ndaj gylenistëve, ja pse grekët u alarmuan nga vizita e presidentit turk

Mediat turke vijojnë të shkruajnë për vizitën e presidentit Recep Tayyip Erdo?an në Shqipëri. Ky i fundit dha një sërë mesazhesh të forta, që nga bashkëpunimi mes dy vendeve, deri te gylenisët, integrimi në BE apo dhe organizmi i Komunitetit Mysliman. “TRT WORLD” ka bërë një shkrim për vizitën e tij.

Autor është Abdulvehab Ejupi, studiues dhe shef i Zyrës së Ballkanit në “TRT WORLD”. Një çështje e trajtuar aty është padyshim ajo e gylenistëve. Sipas shkrimit, Ankaraja nuk është shumë e kënaqur me qeverinë shqiptare në këtë aspekt, pasi ka pritur që të merren masa shumë kohë më parë.

“Vizita e fundit e presidentit turk vërtetoi se FETO vazhdon të jetë një çështje e rëndësishme mes Ankarasë dhe Tiranës. Presidenti Erdo?an i kushtoi një pjesë të rëndësishme fjalimit të tij kësaj teme në Kuvendin e Shqipërisë, duke paralajmëruar se kjo çështje do të jetë vendimtare në marrëdhëniet mes dy vendeve.

Pas ngjarjeve të tentativës së mposhtur të grushtit të shtetit në korrik 2016 në Turqi, të gjitha autoritetet e larta turke që kanë vizituar Tiranën kanë insistuar vazhdimisht për të goditur strukturat e FETO-s në Shqipëri. Por, deri më tani kjo kërkesë e palës turke nuk është plotësuar nga autoritetet shqiptare”, thuhet në shkrim.

Integrimi dhe Greqia

Aty lidhet vizita e Erdogan edhe me integrimin në BE, ndërkohë që i dërgohet dhe një mesazh i fortë Greqisë. Mediat greke ishin ato që e kritikuan këtë vizitë dhe e shihni si me rrezik aleancën Shqipëri-Turqi. “Politikëbërësit turq kanë deklaruar gjithmonë se Ankaraja mbështet anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në institucionet transatlantike. Shumë studime kanë treguar se Turqia dhe BE-ja nuk janë konkurrentë në Ballkan, por aktorë komplementarë. Ka një fushë të gjerë bashkëpunimi mes Ankarasë dhe Brukselit në lidhje me politikën e tyre në Ballkan.

Për kryeministrin shqiptar Edi Rama, roli i Turqisë në rajonin tonë është i pazëvendësueshëm, i patjetërsueshëm dhe pa diskutim konstruktiv në shërbim të paqes. Si e fundit, por jo më pak e rëndësishme, sa herë që ndërmerren hapa të rinj nga pala shqiptaro-turke, grupe të caktuara shfaqen duke e konsideruar këtë partneritet strategjik me shumë skepticizëm. Megjithatë, tashmë është evidente se e gjithë kjo vjen nga fqinjët, veçanërisht nga grekët, të cilët politikisht dhe ekonomikisht duan një Shqipëri të dobët pa aleanca strategjike dhe balancuese”, thuhet në shkrim.

Raportet Shqipëri-Turqi

Në analizë, autori i shkrimit është shprehur se marrëveshjet e nënshkruara gjatë vizitës së kryeministrit Edi Rama në Turqi, më 6 janar 2021, ishin një pikënisje e re dhe historike e raporteve Shqipëri-Turqi. “Si rezultat i asaj vizite u nënshkrua Deklarata e Përbashkët Politike për krijimin e Këshillit të Bashkëpunimit Strategjik të Nivelit të Lartë ndërmjet Turqisë dhe Shqipërisë, e cila është në agjendë prej vitesh, kurse marrëdhëniet mes dy vendeve u ngritën në nivelin e Partneriteti Strategjik.

Turqia ka investuar mbi 3,5 miliardë dollarë në Shqipëri që nga periudha e demokracisë. Mbi 600 kompani turke janë të regjistruara që operojnë në Shqipëri dhe këto kompani jo vetëm kontribuojnë në prodhim, por ofrojnë edhe vende pune për rreth 15 mijë persona”, tha ai.