Një tërmet me magnitudë 5.5 të shkallës Rihter ka goditur krahinën lindore të Malatya të Turqisë i pasuar nga një i dytë, 4.4 ballë.
Sipas deklaratës së Autoritetit të Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave, tërmeti i parë goditi rrethin e Puturge rreth orës 12.37 me kohën lokale, me magnitudë 5.5.
Rreth gjashtë orë më vonë në 18.30 u regjistrua një tjetër tërmet, 4.4 ballë Rihter, në të njëjtën vendndodhje. Të dy tërmetet ishin me intensitet makrosizmik 4 ballë Merkali dhe thellësi 5 e 7 kilometra.
Për fat të mirë deri tani nuk janë raportuar për lëndime në njerëz, por vetëm materiale.
Selahattin Gurkan, kryetar i Komunës së Malatya, tha se ndërtesat, të cilat ishin dëmtuar në tërmetet e mëparshme, ishin dëmtuar më shumë nga tërmeti aktual.