Një tren pasagjerësh ka dalë nga shinat në Turqi duke shkaktuar vdekjen e të paktën 10 personave dhe plagosjen e 73 të tjerëve. Anadolu Agency, raporton se sipas vlerësimeve të para të paktën 10 persona kanë humbur jetën, ndërsa 73 të tjerë janë plagosur si pasojë e aksidentit hekurudhor në afërsi të një fshati në qarkun Çorlu të provincës Tekirdağ në Turqi.
Nënsekretari i Ministrisë së Shëndetësisë, Eyüp Gümüş në deklaratën për AA tha se vazhdon transferimi i të plagosurve nga toka dhe ajri në spitalet e Stambollit dhe Tekirdağ-it.
Sipas vlerësimeve të para 10 persona kanë humbur jetën, ndërsa 73 të tjerë janë plagosur. Vazhdojnë punimet tona në lidhje me incidentin, në vendin e ngjarjes kanë shkuar rreth 100 autoambulanca.