Flamurtari bie në Kategorinë e Dytë. Skuadra vlonjate pas një sezoni plot probleme u mund nga Tërbuni në ndeshjen play off të luajtur të dielën në Elbasan.
Gjithçka u vendos pas penalltive, pasi 120 minuta lojë u mbyllën pa gola.
Ekipi nga Puka u ngjit në Kategorinë e Parë, duke zbritur një ligë më poshtë atë nga Vlora, pasi triumfoi me rezultatin 5-4 pas 11 metërshave.