Një vogëlushe mori sot mikrofonin në protestën që po organizohet në Tiranë kundër rritjes së çmimeve. Ajo ndezi tumrën me thirrjen e saj, teksa tha se kishte ardhur në protestë pavarësisht se kishte ditëlindjen.
“Ne s’i përballojmë dot rritjen e çmimeve, ulni çmimet dhe na rrisni rrogat, sot kisha ditëlindjen dhe erdha të protestoj për rritjen e çmimeve se askush nga ne nuk i përballon dot rritjen e çmimeve.
Edi Rama do të na shkatrroi shtëpitë! Devijoi planin urbanistik, sepse atry banonte një deputet i tij. Ku do shkojmë ne ku do jetojmë?!
Lëviz nga ky vend që ke, se nuk je i denjë për këtë vend. Ti vetëm korrupsion bën o legen, Rama ik, liro vendin,” tha ajo.
Ndoshta të gjitha qëndrojnë, por është skandaloze përdorimi për qëllime te errta të një fëmije, që na qenka aq inteligjent, sa paska njohuri për taksat, ndërtimet pa leje, korrupsionin dhe njeh mirë fjalorin e rrugës, duke e quajtur kryeministrin legen.
Kjo e kthen protestën në llumin e politikës, ku militantë nuk kanë as fytyrë as motivë, por janë aty për partinë e tyre duke u paraqitur me fytyrën e një fëmije të pafajshëm, që u janë dashur shumë mund, për t’i mësuar këtë turp prindëror./Zathur.al