osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
escort bayan
tesbih
bursa escort bursa escort
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
https://guclukadin.org/ https://puma-trainers.net/
bahis siteleri
casibom

Turp! Babolja Sali-jarani agjent: Për ty ka një dokument nga Italia, por s’po e nxjerr sot i thotë deputetes…?!

Turp! Babolja Sali-jarani agjent: Për ty ka një dokument nga Italia, por s’po e nxjerr sot i thotë deputetes…?!

Ervin Sali-jarani isi inciator i grupit Babale dhe i emëruar si Baboli, deputeti që i përfaqëson banorët e zonës me mesazhe perversiteti dhe erotizmi,  që nuk skuqet dhe as nuk zverdhet derisa askush nuk e dërgon para ligjit, ishte sot në Komisionin për “Çështjet Sociale”, si social i madh që është, që ndihmon dhe hallexhijet si puna e G.D-së, tha  se Edi Lika, pronar i firmës që transportonte makina, ku një ditë më parë u kap një sasi e konsiderueshme parash, punon për llogari të socialistëve.

“Ketë të Toyota Yaris e keni nxjerrë për para dhe s’është në burg për dhunë në familje. Ja ku e keni vendimin e gjykatës, policia s’e respekton”, tha Sali-jarani  duke treguar disa dokumente a thua se ishin dokumenta të arkivit të Shtëpisë së Gjetheve Shqup, kur këto dokumenta janë publikuar nga mediat 24 0rë më parë,  e për të cilat tha se janë dokumente nga gjykata, që provojnë se Lika duhet të ishte në burg për dhunë në familje, por ndiqej penalisht në gjendje të lirë.

Nuk e dimë se ku e gjenë këtë të drejtë perversi i mesazheve erotike, që të bëjë gjyqtarin për qytetarët, por ai vazhdon të përdori tashmë profesionin e ri, Babaole, duke shantazhuar koleget se disponon materiale sekret nga Italia dhe kuptohet nga të gjithë se Sali -jarani tani duhet të quhet agjenti 007 i SHQUP

Ja debati me kolegen Spiropali e Klodiana Spahiun, duke e kërcënuar, se për të “do të dalë shumë shpejt një dokument”

 

Salianji: S’më provokoni dot!

Spiropali: S’kemi ardhur për sherre, nuk ka sherr të jesh i qartë.

Salianji: Për ju kam një dokument nga Italia, por nuk do e nxjerr sot. Për ju zonjë kam një dokument, por e nxjerr ditë tjetër. E kam një dokument për ju. Ky vendimi këtu dënon një person me gjashtë muaj burg. Ja ku është ligji, ja ku është botimi i ligjit, ja ku është vendimi i gjykatës: Në emër të Republikës, i pandehuri është Edi Lika. Nëse nuk iu thotë gjë kush është Edi Lika, është personi që kapet me 4.5 apo 1.5 apo 5 milionë euro dje në Toyota Jaris në portin e Durrësit. Urdhëroni! Është vendim gjykate që dënon. Ky zotëria, që është dënuar nuk e vuan dënimin. E dini pse? Sepse ky zotësia bashkë me çunin e vet që është ky i shoqëruar Klevi Cani, thotë policia është me ne. Shikojeni pak në Facebook. Policia është me këta. Ne bëjmë sikur prodhojmë ligje, ai dënohet në gjykata, vete kapet edhe me 5 milion euro se ka lidhje me strukturat e shtetit dhe policisë dhe drejtuesve tuaj të ministrisë. Shikojeni pak, policia e ka kapur vetëm për një arsye, që të mos shkojë hetimi deri në fund dhe të mos zbulohet kreu i grupit të strukturuar kriminal”.

Spiropali: Shko në prokurori nëse ke informacion, çfarë dosjesh ke ti? Kush je ti që ke dosje?

Salianji: Mos e teproni…

Ndërhyn deputeti Bardh Spahia.

Spiropali: Dil përjashta!

Spahia: Lëri kolegët të flasin.

Salianji: Ja kush është personi i kapur me Toyota Yaris i dënuar për dhunën në familje (tregon dokumentet).

Spiropali: Jeni zhurma më e madhe në këtë sallë.

Salianji: Rregullo drejtimin. Mos u drejto ne personale. Ketë të Toyota Yaris e keni nxjerrë për para dhe s’është në burg për dhunë në familje. Ja ku e keni vendimin e gjykatës, policia s’e respekton./Ekskluzive.al