Opozita vazhdon të jetoi dhe ngrej kauza me njerëz ordiner dhe përfaqësues të krimit. Aq e angazhuar dhe e apasionuar është në këtë metod të bërit politik, sa që për të motivuar gjithfarë përkrahësish që askush nuk i kupton se çfarë i lidh me të djathtën dhe nëse do aderonin në një parti, duhet të ishin pjesë e Partisë Komuniste, ajo përdor slogane të zhargonit të këtyre personave duke i prezantuar si heroi të tyre. Por si vend çudirash që jemi kjo është çudia më e vogël.
Është për ta ardhur keq, kur shikon këto lloj turmash pa asnjë identitet politik, që protestojnë, pa e ditur se për çfarë, por në përkrahje të atyre që shumë shpejt duhet të japin llogari para drejtësisë.
Por a e di kush se çfarë përfaqëson shprehja e Babales: “Po vijmë pasha, na prit” ?! Kjo është metodë tepër qesharake, që shpifjen dhe shantazhin ta kthejnë në kauz./Ekskluzive.al