osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Turjan Hysko “investitor strategjik” me 77 mijë m2 tokë në Lukovë, reagon ashpër Berisha: Nuk do ta gëzosh!

Turjan Hysko “investitor strategjik” me 77 mijë m2 tokë në Lukovë, reagon ashpër Berisha: Nuk do ta gëzosh!

Sali Berisha ka bërë një paralajmërim të fortë kundrejt moderatorit të njohur Turjan Hysko, duke e këshilluar që të mos pranojë të bëhet “investitor strategjik” për marrjen e një sipërfaqeje të madhe toke publike prej 77 mijë metra katrorë në bregdetin e Lukovës.

Sipas Berishës është një akt i pandershëm dhe i papranueshëm, i cili dëmton interesat e qytetarëve shqiptarë. Nga dritarja e banesës së tij, lideri i PD theksoi se këto prona do të konfiskohen dhe do t’i rikthehen pronarëve të ligjshëm ose shtetit, duke shërbyer për përmirësimin e mirëqenies së popullit dhe rritjen e pagave e pensioneve.

“I pamëshirë, të pangopur, shpërndajnë çdo ditë, vjedhin pasurinë publike. Të gjitha me aksioner Edi Ramën, këtë monstër që nuk ngopet kurrë. Me një vendim me firmën e tij, i jep Turjan Hyskos, këtij gjeniu, 77 mijë metër katrorë tokë publike.

Turjan, mos e merr tokën se në mënyrë absolute po të paralajmëroj nga opozita, kurrë nuk do e gëzosh. Nuk plotëson asnjë kriter përveç kriterit plaçkitës me Edi Ramën i pasurive publike të shqiptarëve. Ty dhe të gjithë ata që kanë marrë tokën publike, tokën e pronarëve, do t’u dalë për hundësh, do t’u konfiskohet, do i rikthehet shteti, do i rikthehet pronarëve, do shitet për të rritur rrogat, do shitet për të rritur pensionet, do shitet për mirëqenien.

Ky buxhet është buxhet mjerimi. A e dini ju miqtë e mi, se vetëm 2.6 përqind është lënë për fëmijët tanë në shkolla, për shkollat e fëmijëve tanë,” deklaroi Berisha.