Shqipëria u vizitua nga 1 milionë e 770 mijë të huaj gjatë muajit Korrik, ccka përbën një rekord historik të pashënuar ndonjëherë më parë. Instat raportoi se hyrjet e shtetasve të huaj kanë arritur nivele rekord në pjesën e parë të këtij viti duke konfirmuar rritjen e ndjeshme të aktivitetit të turizmit në vend.
Të dhënat e INSTAT bënë të ditur se për periudhën janar-korrik 2023, në Shqipëri kanë hyrë gjithsej gati 5.2 milionë shtetas të huaj ose 30.6 për qind më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë.
Sipas INSTAT, në Korrik 2023, rajoni me numrin më të lartë të hyrjeve të shtetasve të huaj në Shqipëri është rajoni i Evropës me 1.694.657 shtetas, pasuar nga Amerika dhe Lindja e Mesme, përkatësisht me 45.821 dhe 14.805 shtetas.