Ky pasagjer në Tajlandë ka kaluar një moment mjaft të bezdisshëm ndërsa po udhëtonte me autobus. Atij iu desh që të duronte erën e tmerrshme të këmbës të një turisteje franceze, e cila e kishte vendosur atë mbi ulësen e tij, në vendin ku mbështeste kokën.
Pavarësisht se i tha asaj të ulte këmbën, francezja nuk deshi t’ia dinte. Të riut i ngeli të bënte një foto e ta postonte në rrjetet sociale, për të treguar fytyrën e kësaj francezeje të pacipë.