Kryeministri Edi Rama ka dhënë destinacionin e rradhës për takimin me diasporën. Në postimin në Facebook, Rama lajmëron shqiptarët e Italisë se me 26 maj në Milano, ora 11:00 do jetë takimi në Viale Gabardi, 43, 21052 Busto Arsizio VA.
SË SHPEJTI🦅🦅🦅🦅🦅
26 MAJ, ora 11:00, me shqiptarët e Italisë në Milano🇦🇱❤️🇮🇹
*Viale Gabardi, 43, 21052 Busto Arsizio VA, Italy
Ky takim i radhës është në kuadër të turit të Ramës me diasporën shqiptare në Europë. Pak ditë më parë, kryeministri e nisi këtë rrugëtim nga Athina në një takim me 10 mijë emigrantë në pallatin e sportit ‘Galatsi’.
E për të vijuar me Milanon, në një tjetër pallat sporti që mban rreth 4500 spektatorë, pritet të ketë një numër të madh emigrantësh shqiptarë të Italisë edhe në këtë tubim. Por turi me diasporën do të vijojë edhe në muajin qershor me dy takime të tjera.
Në Londër më 2 qershor Rama do të jetë me diasporën shqiptare në Britani, e për ta përmbyllur më pas me shqiptarët e Gjermanisë më 16 qershor në Dyseldorf.