Lumi Saar në landin Saarbrucken të Gjermanisë ka dalë nga shtrati dhe janë vërshuar disa rrugë. Sidoqoftë, kjo gjendje duket se nuk mërziti disa kosovarë. Përkundrazi.
Në lajmin e publikuar në njërin nga mediumet në Kosovë rreth rrezikut për vërshime në Gjermani, disa komentuar kanë shprehur gëzim për këtë fatkeqësi e madje edhe e kanë mallkuar shtetin mik.
Disa prej tyre kanë bërë të ditur pse po shprehen ashtu dhe arsyeja lidhet drejtpërdrejt me një qëndrim politik ndaj Kosovës – pranimin në Këshillin e Evropës dhe kushtet për këtë proces.
“Eka zan haku kosovës pona dënojn neve pa pik faji nuk na pranoi në kie ishalla zoti madh idënon” – shkroi Rabil Muji nga Prizreni.
“Na lanë jashtë të KIE – së !Gjermania Franca dhe Italia ,hala ma keq kanë me gjetë se po na nënqmoinë ne e po e përkëdhelin Sarbinë !” – shkroi një qytetar tjetër, i quajtur Xhek Kamberaj.
Dikush tjetër, Afrim Peci, shprehu mallkim të rëndë për tërë popullsinë e madhe të Gjermanisë: “Ishalla asnje nuk jete i gjalle.”
Një qytetar tjetër, me emrin ku shkruhet vetëm Gazii Gazi, u shpreh i pakënaqur me nivelin e vërshimeve. “Pak e kan duhet me shum me i fundos” – u shpreh ai.
Ekrem Jakupi, përdorues tjetër i Facebook-ut, shprehu një mallkim dhe një parashikim brenda pak fjalëve: “Deti u boft se kan mu bo kta deti i kuc.”