osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Trump thirret për të dëshmuar mbi trazirat e 6 marsit në Kapitol, 12 vite burg për ish-presidentin nëse…

Trump thirret për të dëshmuar mbi trazirat e 6 marsit në Kapitol, 12 vite burg për ish-presidentin nëse…

Komiteti hetues i Dhomës së Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara, ka votuar të enjten që të ftojë për të dëshmuar ish-presidentin amerikan, Donald Trump, lidhur me trazirat e 6 janarit të vitit 2021 në ndërtesën e Kongresit.

Një vendim i tillë mund të rezultojë me burgosje të Trumpit, në rast se nuk bashkëpunon me autoritetet.

Nëntë anëtarët e Komitetit – shtatë demokratë dhe dy republikanë – kanë votuar pro vendimit.

Kështu, Trumpit i kërkohet që të ofrojë dokumente dhe të dëshmojë nën betim, lidhur me ngjarjet e 6 janarit.

“Ai person është në qendër të ngjarjeve që kanë ndodhur më 6 janar, andaj duam të dëgjojmë prej tij”, ka thënë udhëheqësi i Komitetit, Bennie Thompson.
Procesi i votimit është zhvilluar pasi Komiteti ka kaluar më shumë se dy orë duke e shqyrtuar rastin – përmes deklaratave nga anëtarët, dokumenteve dhe incizimeve të dëshmive – se Trump ka planifikuar paraprakisht që të mohojë humbjen në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020.

Ata po ashtu kanë thënë se Trump ka dështuar që t’i kthejë mbrapsht mijëra mbështetës të tij që kanë sulmuar Kongresin dhe ka vazhduar të deklarojë se zgjedhjet kanë qenë mashtrim, pavarësisht se këshilltarët e ngushtë i kanë thënë se ka humbur.

Ligji federal parasheh që nëse një person nuk vepron në përputhje me ftesën e Kongresit për dëshmi, atëherë shkelja dënohet me një deri në 12 muaj burgim.

Nëse Komiteti e rekomandon një ftesë që më pas injorohet nga pala tjetër, atëherë gjithë Dhoma e Përfaqësuesve duhet të vendosë nëse rasti duhet proceduar në Departamentin amerikan të Drejtësisë, i cili ka autoritet për të vendosur nëse do të ngrejë akuza.

Komiteti i Dhomës së Përfaqësuesve ka hetuar për më shumë se një vit sulmin që ka lënë disa persona të vdekur dhe më shumë se 140 zyrtarë policorë të plagosur.

Deri më tani besohet se janë intervistuar më shumë se 1.000 dëshmitarë./REL