I pari i SHBA-ve deklaroi se nuk do të mbështesë deklaratën finale të Samitit të G7, për shkak të fjalimit të kryeministrit kanadez, Justin Trudeau. Donald Trump i ka surprizuar të gjithë me këtë deklaratë të tij të fundit.
Presidenti amerikan shkroi në një postim të fundit në Twitter se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do ta miratojnë komunikatën përfundimtare të G7 pas deklaratave “të rreme” të Trudeau.
“Duke pasur parasysh se Kanadaja po nxit shtimin e tarifave për fermerët, punëtorët dhe kompanitë amerikane, unë kam udhëzuar të mos mbështes komunikatën përfundimtar,” shkroi Trump, duke deklaruar gjithashtu se tarifat e SHBA “në përgjigje të kryeministrit kanadez do të jenë 270% për produktet e qumështit “.
“Ne po mendojmë për tarifat e makinave e importuara në SHBA”, shtoi Trump duke sulmuar kryeministrin Kanadez Justin Trudeau, të cilin e profilizoi si një njeri ” të dobët dhe shumë të pandershëm” që kritikoi tarifat e vendosura nga SHBA.
DEKLARATA E KRYEMINISTRIT KANADEZ QË TËRBOI TRUMP-IN
“Ne kanadezët jemi të mirë, jemi të arsyeshëm, por nuk pranojmë të keqtrajtohemi”: kjo është fjalia e shqiptuar nga Trudeau që tërboi Trumpin. Kryeministr kanadez Justin Trudeau gjatë një konference për shtyp në Charlevoix, kritikoi ashpër taksat mbi çelikun dhe aluminin të vendosur nga Shtëpia e Bardhë për Kanadanë, Meksikën dhe Evropën.
“Unë i thashë presidentit amerikan drejtpërdrejt se kanadezët nuk do të lejojnë kaq kollaj që Shtetet e Bashkuara të vendosin tarifa që dëmtojnë industrinë tonë të çelikut dhe aluminit. Për ne që kemi luftuar krah për krah me amerikanët në Luftën e Parë Botërore kjo është një fyerje”,- tha ai.